Page 115 - Demo
P. 115


                                    Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaPse në një veprimtari sportive, përzgjedhja e duhur muzikore ndihmon në praktikimin dhe përjetimin më mirë saj?Kërkim: Organizoni si klasë një ecje sportive së bashku. Diskutoni me njëri-tjetrin dhe vendosni së bashku për muzikën që do të zgjidhni për të dëgjuar në kufje. Mbani parasysh që muzika e zgjedhur duhet t’ju ndihmojë për të mbajtur një ritëm të vazhdueshëm. Mos harroni që gjatë diskutimit të respektoni sugjerimet e secilit dhe që në fund të gjithë të jenë të kënaqur nga zgjedhja muzikore.Diskutoni së bashku rreth asaj që përjetuat në klasë duke krahasuar çka dinit dhe çka mësuat. Muzika dhe Lojërat OlimpikeLojërat Olimpike moderne është një ndër spektaklet më popullore dhe më të kushtueshme sot në botë. Bëhet fjalë për një ngjarje sportive solemne që stimulon krenarinë, konkurrimin mes shteteve dhe favorizon vëllazërimin universal ndërmjet popujve.Në Lojërat Olimpike dhënia e çmimeve për fituesit shoqërohet me ngritjen e flamurit dhe me ekzekutimin e himnit kombëtar të shtetit prej nga vjen atleti fitues. Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike organizohen spektakle, parakalime dhe koreografi, në të cilat muzika luan një rol vendimtar. Hapja e lojërave olimpike \Aktivitetet sportive janë të lidhura ngushtë me muzikën. Disa të tilla janë:Noti i sinkronizuar është një lloj sporti ku ndërthuren shumë elemente artistike me ato sportive, si: dansi, gjimnastika e noti, dhe për të cilin muzika është e domosdoshme.Ecja sportive është një aktivitet që nuk praktikohet vetëm nga atletët kur stërviten, por edhe nga shumë njerëz të tjerë që duan të ndihen në formë të mirë fizike dhe mendore. Shpesh, kush vrapon, dëgjon muzikë me kufje për të mbajtur një ritëm të vazhdueshëm. 113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119