Page 116 - Demo
P. 116
Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIK Lëvizja dhe muzikaSapo ndezim radion, muzika përhapet në shtëpi. Ne menjëherë fillojmë të lëvizim trupin dhe krahët duke krijuar një kërcim tonin spontan dhe njëkohësisht duke manifestuar kënaqësinë tonë me thirrje, të qeshura ose, natyrisht, edhe duke kënduar nëse dimë tekstin etj. Muzika nxit lëvizjen, lëvizja krijon ritmin. Kënaqësia e të lëvizurit në kohë me muzikën ka lindur me qenien njerëzore. Njeriu përmes kërcimit komunikon pa pasur nevojë të flasë, pëlqehet dhe e pëlqejnë, njihet si pjesë e një komuniteti, harron për pak kohë problemet dhe shqetësimet e tij. Të praktikosh një sport ose të mësosh të kërcesh me ritëm kërkon përkushtim, ushtrim të vazhdueshëm dhe shumë vullnet. Lodhja paguhet nga kënaqësia që të jep praktika e lëvizjes në të njëjtën kohë me muzikën. Identifikoni konceptin e saktë muzikor në përkufizimet e mëposhtme. Diskutojini në kasë. • Kompleks lëvizjesh ritmike të trupit.• Bashkësi gjestesh dhe hapash që i nënshtrohen një ritmi muzikor. • Bashkësi ritmike lëvizjesh të njëpasnjëshme, të një pjese apo të të gjithë trupit, që kryhen duke ndjekur një skemë individuale ose një veprim kompleks, nën udhëheqjen e muzikës së shkruar, së cilës i jep një interpretim të figuruar, në gjendje të shprehë emocione, ndjenja ose ide. Muzikologu Kurt Zaks (Curt Sachs) u lind më 29 qershor 1881 në Gjermani dhe jetoi në Amerikë. Ai ishte një nga themeluesit e organologjisë moderne, shkencës që studion instrumentet muzikore. Sipas tij, “kërcimi është nëna e artit”, pasi në dallim me muzikën dhe poezinë, të cilat janë arte që përcaktohen në kohë, ose artet figurative dhe arkitektura, të cilat janë arte që përcaktohen në hapësirë, kërcimi është një art që përcaktohet njëkohësisht edhe në kohë, edhe në hapësirë.Nevoja për të kërcyer vjen nga gëzimi i brendshëm i jetës, vjen si një dëshirë e madhe për t’u shprehur, pasi kush kërcen, bën për vete një fuqi magjike.Muzikologu Kurt SaksMuzika dhe kërcimi114

