Page 117 - Demo
P. 117


                                    Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIK\kërcim tradicional i fiseve maori, Zelanda e ReEdhe pse komunitetet indigjene nëpër botë patën të njëjtin fat të hidhur në emër të kolonizimit, kjo nuk do të thotë që kulturat e tyre kanë humbur. Kërcimi haka, me britmat, me britmat e saj, vetëgoditjet e trupit dhe shprehjet e ekzagjeruara të fytyrës, përdorej në kulturën maori si një thirrje për luftë për të sprapsur kundërshtarin, por gjithashtu për të nderuar të ftuar të veçantë në ceremoni.Grupi i burrave përplasin këmbët ritmikisht dhe godasin kraharorin, duke tërhequr vëmendjen e të ftuarve. Nëpërmjet rritjes emocionale të zërit në ceremoni, thërriten fjalë që inkurajojnë fuqinë dhe vetëvlerësimin e çiftit. Edhe pse një kërcim lufte, haka tradicionalisht interpretohej edhe kur njerëzit grupoheshin në paqe. Këtë stil kërcimi e gjejmë ende sot në ceremonitë Maori, si një mënyrë për të nderuar në raste të veçanta. Kërcimi interpretohet edhe në ngjarje sportive për të sfiduar kundërshtarin. Kërcim dasme haka Forca shprehëse e kërcimit Kërcimi është tërësia e lëvizjeve të trupit, që kryhen nga një ose më shumë persona në të njëjtën kohë, të cilët vallëzojnë duke ndjekur muzikë instrumentale ose vokale. Origjina e kërcimeve është shumë e vjetër dhe e lidhur me ritet e hershme fetare, një nga format shprehëse më të vjetra të njerëzimit. Lidhja mistike që bashkon njerëzit e një fisi në kërcim është një lloj lirie ku secili mund të manifestojë individualitetin e tij.Shiko në videohttps://www.youtube.com/watch?v=QUbxAcDgXo115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121