Page 119 - Demo
P. 119


                                    Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaSipas mendimit tuaj, çfarë do të thotë të kërcesh? Të biesh në sy. Të shprehësh gjendjen tënde emocionale. Tjetër, sepse...Kërcimet e thjeshta dhe zbavitëse janë një mënyrë shumë e lehtë e humbjes në peshë. Me këtë aktivitet fizik mund të merreni edhe në shtëpi, mjafton të dëgjoni muzikën tuaj të parapëlqyer dhe të kërceni së paku një orë. Në një orë kërcim shpenzohen nga 600 deri 800 kalori.Vërtetojeni këtë pohim, vetëm ose në grup. Diskutoni së bashku pas kësaj veprimtarie.Piktori Edgar Degas në krijimtarinë e tij trajtoi gjerësisht figurën e balerinës.Ai kishte kohë që frymëzohej nga ky art i mrekullueshëm, por kontakti i drejtpërdrejtë me balerinat gjatë provave të tyre dhe magjia e veçantë e baletit klasik i dha artit të tij një hov të ri. Balerinë klasike A e dini se...Një nga fenomenet më të rëndësishme muzikore të 50 viteve të fundit, që u përhap në të gjithë botën e kulturës, ishte hip hopi (hip hop). Ai u shfaq fillimisht në vitet ‘70 në komunitetin afrikano-amerikan të Nju-Jorkut. Një lloj i veçantë muzike ritmike që shoqëronte kërcimet rep (rap).Një formë tjetër kërcimi spektakolar i lindur dhe i zhvilluar në rrugë është edhe brejkdensi (breakdance).Këpucë që veshin balerinat për të kërcyer në majë të gishtave. Me to identifikohet kërcimi klasik.Shërben për të korrigjuar lëvizjet e trupit gjatë ekzekutimit të kërcimit.Pasqyra117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123