Page 12 - Demo
P. 12


                                    Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKE Zëri është shprehje e gjallë, e drejtpërdrejtë dhe e ndërlikuar e qenies njerëzore. Shpesh thuhet se privilegjin për të kënduar e gëzojnë vetëm ata persona që kanë lindur me këtë talent. Mirëpo, raste jo të rralla të këngëtarëve, të cilët e kanë “ndërtuar” zërin nga zero, na bëjnë të kuptojmë se elementi që përcakton aftësinë e të kënduarit nuk është vetëm zëri, por edhe talenti, vullneti, dëshira, përkushtimi etj.Të kënduarit është një proces shumë i ndërlikuar, i cili bën bashkë mendjen dhe trupin. Të kontrollosh direkt dhe në mënyrë të vetëdijshme funksionin e kordave vokale është e pamundur, dhe çdo përpjekje në këtë drejtim do të sillte një rritje të tensioneve të dëmshme. Këndimi lidhet me disa rregulla, të cilat duhet të zbatohen me saktësi të plotë. Rregullat kryesore janë: pozicioni i trupit, frymëmarrja, shqiptimi. Pozicioni i trupit: Gjatë këndimit, trupin e mbajmë drejt (mbështetur mbi të dyja këmbët), kokën lart, shpatullat të shtendosura, gjoksin përpara (por jo barkun brenda). Qëndrimi drejt nuk do të thotë të rrimë me ngurtësinë e një ushtaraku, por të kemi qetësi dhe siguri psikologjike. Kur themi frymëmarrje gjatë këndimit, nuk i referohemi dhe aq sasisë së ajrit të thithur sesa mënyrës me të cilën realizohet ajo. Pra, gjatë frymëmarrjes diafragma bashkohet në mënyrë aktive me muskujt ndërbrinjorë. Diafragma është një muskul i brendshëm (i padukshëm në sipërfaqe), i cili gjatë frymëmarrjes kontraktohet dhe ulet, duke shtyrë pak a shumë barkun nga jashtë. Cili është pozicioni i duhur për të kënduar?Jepni mendimin tuaj.Vëzhgoni dhe diskutoniSopranoja shqiptare, Inva MulaRregullat e këndimit10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16