Page 120 - Demo
P. 120


                                    Institucione muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK-ARTISTIK3 Institucionet muzikoreInstitucionet muzikore shqiptareInstitucionet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri janë: Teatri i Operës dhe i Baletit, sot TKOB, përbëhet nga orkestra simfonike, kori i operës, solistët. Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Popullore, që përbëhet nga grupi i valleve, korit, solistëve dhe orkestrina popullore. Veprimtaria artistike e tyre përbëhet nga një repertor shumë i larmishëm, që shpalos kulturën kombëtare artistike dhe atë botërore.Institucionet muzikore kosovare Orkestra Filarmonike e KosovësOrkestra Filarmonike e Kosovës u themelua në vitin 2000 dhe ka në përbërje të saj rreth 120 solistë dhe instrumentistë profesionistë të muzikës klasike, të cilët ekzekutojnë në festivale kombëtare dhe më gjerë, ose në formacione të tjera artistike muzikore. Mjaft kompozitorë shqiptarë të njohur e kanë zhvilluar aty karrierën e tyre muzikore. Orkestra e ushtron veprimtarinë e saj në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve.  Orkestra simfonike “Rexho Mulliqi” Baleti Kombëtar i KosovësKjo trupë artistike zhvillon veprimtarinë e saj brenda dhe jashtë Kosovës me shfaqje të ndryshme. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” është themeluar më 30 shator 1950 si ansambël shtetëror, me vendim të Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe të Metohisë. Ai është një ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë. Përmes aktiviteteve artsitike, ky ansambël përçon dhe trashëgon për brezat e rinj folklorin dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës. Ky ansambël ka luajtur një rol të madh në ruajtjen, kultivimin, dhe zhvillimin e këngëve dhe valleve shqiptare. Ai afirmoi vlerat e mirëfillta kulturore kombëtar edhe përmes kostumeve. Nga viti 1994, ansambli u quajt Ansambli Kombëtari Këngëve dhe i Valleve “Shota”.Orkestra Filarmonike e KosovësOrkestra simfonike \Baleti Kombëtar i KosovësAnsambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” e KosovësOrkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe të Baletit 118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124