Page 121 - Demo
P. 121


                                    Institucionet muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK ARTISTIK Formacionet orkestrale shqiptare më të rëndësishme janë: Institucionet muzikore botëroreQendrat më të mëdha kulturore në Evropë dhe në botë janë pasqyrimi zhvillimit dhe i nxitjes së kulturës muzikore, vokale dhe instrumentale.Nëpërmjet tyre promovohen krijimet e njohura operistike dhe instrumentale, si dhe emra të njohur të interpretuesve dhe virtuozëve të operës dhe të muzikës instrumentale.Opera e Parisit e themeluar në vitin 1669, është një ndër teatrot më të vjetër të operës në Evropë dhe, që nga krijimi e deri më sot, vazhdon të njihet si “Operë e Madhe”. Teatri “La Skala” në Milano është një tjetër teatër ku ekzekutohet muzika vokale dhe instrumentale. Ai quhet ndryshe “tempulli i muzikës milaneze”. Pamja e jashtme nuk e tregon aq shumë madhështinë që fshihet brenda tij. Shumë këngëtarë operistikë, instrumentistë dhe dirigjentë kanë interpretuar dhe kanë dhënë shfaqjeve muzikore të paharrueshme atje.Opera “Metropolitan” në Nju-Jork. Ky teatër, ndër më prestigjiozët në Amerikë, u themelua në vitin 1883, me dhurime të adhuruesve të artit muzikor. Teatri “Balshoj”. I krijuar në vitin 1824, është teatri më i vjetër në Moskë. Në të interpretojnë emrat më në zë të muzikë ruse dhe botërore. Ky teatër ka një kapacitet shumë të madh dhe mund të krahasohet me teatrot më të mëdhenj të botës.Opera e Sidneit. E ndërtuar në vitin 1973, njihet si një nga simbolet e arkitekturës së këtij qyteti. Ajo është mjaft funksionale dhe përbëhet nga një sallë e madhe koncertesh me akustikë të jashtëzakonshme, sallë operash dhe sallë për shfaqje dramatike.Opera e ParisitTeatri \ Opera “Metropolitan”, Nju-JorkTeatri “Balshoj”, MoskëOpera e Sidneit, Sidnei Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe të Baletit Orkestra Simfonike e RTSh-së Filarmonia e Shtetit Orkestra Simfonike e Akademisë së ArteveOrkestra Simfonike e RTSH-së119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125