Page 123 - Demo
P. 123


                                    Institucionet muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK ARTISTIKJeta artistike e një vendi është shumë e larmishme dhe e pasur me shfaqje artistike të llojeve të ndryshme dhe çdonjëri nga ne duhet të dijë mirë se çfarë lloj koncerti ose shfaqjeje dëshiron të ndjekë. Cilën prej tyre duhet të përzgjedhë që të mbetet i kënaqur. Kush janë dhe si merret informacioni rreth një shfaqjeje që dëshiron të shikojë, vendin ku duhet të marrë biletën, veshjen e duhur mbajë për një shfaqje ose koncert të caktuar, cilat janë rregullat e sjelljes gjatë ndjekjes së një shfaqjeje artistike e të tjera si këto.Për këtë, çdokush duhet të shkëmbejë informacionin që ka rreth shfaqjeve kulturore në qytet, vend ose rajon. Komunikimi me njëri-tjetrin ose me miqtë dhe shokët, të cilët janë të pasionuar pas muzikës së çdo lloji, ju ndihmon të informoheni për shfaqjet artistike muzikore që do të jepen në vazhdim në qytetin tuaj. Rregullat në një shfaqje artistike Kontrolli i informacionit përmes internetit në adresën tuaj është një nga format e informimit për çdo shfaqje dhe koncert në qytetin ose vendin tuaj.  Kontrolli i mediave të ndryshme, si: • gazetave të cilat informojnë për jetën sociale, shoqërore dhe artistike të qytetit ose vendit tuaj;• lajmërimet dhe reklamat në radio ose TV lokale ose kombëtare, të cilat njoftojnë koncertin dhe muzikantët që luajnë. • broshurat sezonale të institucioneve kulturore të qytetit ose vendit tuaj.Shfaqjet artistike të të gjitha llojeve, jepen në çdo kohë dhe ju mund të zgjidhni çastin e përshtatshëm për t’i ndjekur. Ju mund të zgjidhni fundjavën si kohën më të mirë për të ndjekur një shfaqje artistike. Disa lloje shfaqjesh ose koncertesh zhvillohen vetëm një herë, dhe ju nuk mund të keni më mundësi për t’i ndjekur. Shfaqjet artistike muzikore ose teatrale zakonisht zgjasin në varësi të një programi të caktuar, që shkon nga 45’ më i shkurtri deri 60’, 90’ ose 2 orë. 121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127