Page 124 - Demo
P. 124
Institucione muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK-ARTISTIKVendi ku do të uleni. Nëse nuk ju pëlqen të uleni në radhët e para ku jeni shumë afër orkestrës, korit, aktorëve ose skenës, ju mund të zgjidhni të uleni në karriget e hollit ose në karriget e katit të dytë. Ndonjëherë mund t’ju qëllojë të jeni shumë afër skenës, ose të ulur në një vend ku e keni shumë të vështirë të shikoni qartë. Për këtë ju mund të këshilloheni me punonjësen që merret me shitjen e biletave, duke kërkuar karrigen e përcaktuar. Blerja e biletës. Në ditët e sotme, për ndjekjen e një shfaqjeje artistike, koncerti, kinemaje ose teatri, biletat mund t’i blini në mënyra të ndryshme: të paraqiteni personalisht në biletari, on-line, rezervim me telefon, me e-mail etj. Kur ju e blini vetë biletën, keni mundësinë të zgjidhni karrigen ku dëshironi të uleni, por nëse ju do të përdorni forma të tjera rezervimi të biletave të shfaqjes, atëherë duhet të shihni me kujdes diagramën e pozicioneve të karrigeve për të bërë më pas rezervimin e tyre.Kur ju rezervoni një biletë në formë elektronike, keni mundësinë të hyni në shërbimin e institucionit kulturor, duke u vënë në dijeni të çdo shfaqjeje artistike që jepet. Për të bërë zgjedhjen e duhur të biletës, duhet të njihni shumë mirë mënyrën se si është e organizuar salla. Ajo përbëhet nga:Orkestra. Kati kryesor i teatrit quhet orkestra (ose salla e katit të parë). Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me pjesën ku vendoset orkestra. Nëse doni të ndiqni një koncert të një orkestre simfonike, vendi ku do të uleni quhet orkestër. Kjo nuk do të thotë se jeni ulur në vendin e orkestrantëve, pasi në shumë skena ky vend quhet plate. Ballkoni. Në disa teatro, ballkonet janë vende shumë të veçanta që ndryshe quhen lozha. Dhomat e ndenjjes. Në disa teatro ju mund të blini një biletë më të lirë se të tjerat dhe të qëndroni në këmbë në fund të karrigeve. Teatër Koncert recital vokal ose instrumental Koncert - muzikë dhome Koncert për instrument dhe orkestër Opera Balet Koncert për fëmijë Koncert i muzikës së lehtë Koncert i muzikës moderne (të zhanreve të ndryshme) Mjuzikëll Lloji i shfaqjes artistike: 1 Këshilla ose rregulla që duhen mbajtur parasysh për ndjekjen e një shfaqjeje artistike: muzikore, teatrale ose koreografike.2122

