Page 125 - Demo
P. 125


                                    Institucionet muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK ARTISTIKShumë njerëz kanë kënaqësinë të dëgjojnë muzikë “live” ndryshe nga të dëgjuarit përmes një CD-je, regjistruesi elektronik, videoje ose DVD-je. Të dëgjuarit e muzikës në dhomën tuaj, në kompjuter, në makinë ose në çdo vend tjetër nuk mund t’ju japë kënaqësinë e të shijuarit të një muzike direkt ose “live” siç jemi mësuar të themi. Disa njerëz pëlqejnë të kërkojnë të dhëna shtesë për muzikantin e parapëlqyerduke gjetur informacion rreth jetës dhe veprimtarisë artistike të tij/saj. Në ditët e sotme nuk është i vështirë kopjimi i muzikës së parapëlqyer. Por kënaqësia e të shijuarit të muzikës ose të një shfaqjeje nuk mbaron vetëm me kaq. Shumë nga ata që janë ndjekës të rregullt të shfaqjeve të ndryshme artistike duhet të mbajnë parasysh edhe disa elemente të tjera, si: Veshja Ky nuk është një detaj që mund të përcaktohet lehtësisht, pasi çdo shfaqje k a atmosferën dhe stilin e saj të të veshurit. Në natën e premierës së një shfaqjeje artistike (operë, balet, teatër, mbrëmje gala etj.) ju duhet të keni një fustan ose veshje të veçantë mbrëmjeje, ndërsa në koncerte ose shfaqje të zakonshme mund të keni një veshje normale. Nëse ju visheni me një fustan mbrëmjeje për natën e premierës së një shfaqjeje artistike, atëherë i keni dhënë rëndësi kësaj nate, por nëse ju veshje të tilla nuk i përshtaten stilit tuaj, përzgjidhni diçka të rehatshme. Mbani mend! Veshja nuk duhet të jetë e tepruar. Leximi i fletëpalosjesSapo të hyni në një teatër, të merrni fletëpalosjen, e cila ju shërben për t’u njohur më mirë me programin e shfaqjes muzikore, koreografike ose teatrale (me artistët krijues dhe interpretues).DuartrokitjaËshtë pak misterioze ose e vështirë të veprosh në mënyrë korrekte gjatë një shfaqjeje artistike. Kjo për faktin se në rastin e dëgjimit të një muzike ose të fjalëve të aktorit në teatër, ka nevojë për qetësi, ku muzikantët, aktorët dhe dëgjuesit duhet të përqendrohen te muzika dhe veprimi. Çasti më i vështirë për spektatorin është kur duhet të duartrokasë gjatë shfaqjes. Ndodh shpesh që në një moment kur muzika, veprimi ose fjala ka ndaluar, por nuk ka përfunduar. Spektatorët mendojnë se ajo ka përfunduar dhe fillojnë të duartrokasin. Rregulla të tjera. Ju nuk duhet të bëheni të bezdisshëm për publikun në sallë duke: lëvizur shpesh në karrige,  kërcitur duart,  ngrënë, përdorur telefonin celular, bërë zhurmë dhe duartrokitur sa herë që ju pëlqen një moment muzikor.  Rregullat para, gjatë dhe pas shfaqjes artistike 3123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129