Page 127 - Demo
P. 127
Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIK FFTK i Iso-PolifonisëVeprimtari muzikore që zhvillohet në Vlorë. Ai është një festival traditë dhe një manifestim i denjë i këngës polifonike shqiptare, si një nga gjinitë origjinale muzikore të krijimtarisë popullore. Më 25.11.2005, juria e UNESCO-s e shpalli IsoPolifoninë shqiptare “kryevepër të trashëgimisë gojore të njerëzimit”. Festivali Folklorik i Veglave të Muzikës PopulloreVeprimtari multikulturore, që zhvillohet në Gjirokastër në kalanë e qytetit muze. Festivali Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor”Veprimtari muzikore, që njihet si festival ndërkombëtar i pakicave etnike, kulturore dhe gjuhësore që zhvillohet në qytetin e Përmetit. FFTK i Këngës Popullore MbarëkombëtareVeprimtari muzikore që zhvillohet në Elbasan në muajin mars. Aktivitet me këngë popullore qytetare. Këto këngë ndërthurin në mënyrë harmonike elementet tradicionale të këngës dhe elementet e reja të orkestrimit dhe të interpretimit, që i japin asaj freskinë dhe dinamizmin e kohëve që po jetojmë. Festivali folklorik “Sofra dardane”Veprimtari muzikore që zhvillohet në Tropojë. Kjo Veprimtari ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave të veriut të Shqipërisë si dhe atyre të Kosovës. Festivali folklorik “Sofra dibrane”Veprimtari muzikore që zhvillohet në Peshkopi që i ka fillesat në vitin 1994 dhe është kthyer tashmë në traditë, ku pasqyrohet një gjini krejt e veçantë: ajo e këngës dhe e valles humoristike. 125

