Page 128 - Demo
P. 128
Vepra muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKGjinia: OperëTitulli: “Don Zhuani” Kompozitor: V. A. Moxart Organizimi i veprës: Operë me dy akte, por sot shfaqet edhe me tri akte, me libret të Lorenzo da Pontes.Personazhet e veprës janë:• Don Zhuani (bariton), • Komandor (bas), • Dona Ana dhe vajza e saj (soprano), • Don Oktavio burri i Don Anës (tenor), • Dona Elvira (soprano), • Leporelo shërbyesi i Don Zhuanit (bas), • Cerlina (soprano), • Mazeto (bas) dhe fshatarë, fshatare, muzikantë dhe shërbëtorë. Si të zbërthejmë një shfaqje muzikorePoster opera \ Zhvillimi i ngjarjes: në Spanjë mbas viteve 1600. Historia e krijimit të veprës: Subjekti shtrihet në bazë të legjendës së Don Zhuanin, kërkues i prapë i aventurave, joshës i guximshëm dhe i shkathët i grave. Kjo legjendë e lindur në Spanjën mesjetare u bë e njohur në shumë vende të Evropës. Subjekti është përpunuar për herë të parë nga dramaturgu spanjoll Tirso de Molina (1571-1648) dhe më vonë tërhoqi vëmendjen e shumë shkrimtarëve, ndër të cilët Molieri dhe Goldoni. Në shekullin e XIX figura e Don Zhuanit tërheq Bajronin, Hofmanin, Pushkinin, Merimenë e të tjerë. Shpeshherë kjo temë është përdorur edhe nga kompozitorët, ndër të cilët mund të përmendim Gluku, i cili në vitin 1761 në Vjenë vuri në skenë baletin “Don Zhuan”, si edhe një sërë operash të njohura me këtë subjekt. Në të gjitha këto vepra, legjenda për Don Zhuanit u trajtua në mënyra të ndryshme. Në disa prej tyre, ku kishte ngjyra edukativo-fetare, Don Zhuani është përshkruar si kriminel, lakmitar dhe arrogant, i cili mori shpagimin e merituar. Por jo rrallë figura e tij përshkruhej nga disa tipare të tjera, tërheqëse: trimëria, ndjenja e nderit, zgjuarsia, kërkimi i idealit të përjetshëm, kundërshtar i normave të vjetërsuara të moralit.Fragment nga Opera \126

