Page 129 - Demo
P. 129
Vepra muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKMbas suksesit të madh të operas në Pragë, ”Dasma e Figaros“, Moxarti nga opera e Parisit mori një porosi për një opera të re. Zgjedhja e kompozitorit ra mbi subjektin e Don Zhuanit. Me kompozimin e muzikës ai filloj në maj të vitit 1787 kurse premiera u mbajt në Prag në 29 tetor të po të njëjtit vit. Për vënien në skenë në Vjenë ( 7 maj 1788 ) kompozitori bëri disa ndryshime në muzikë, pasi libreti i shkruajtur nga L.da Ponte në planin komik dhe në gjuhën italiane e bën këtë opera të dal jashtë kufijve të komedisë. Kompozitori krijon dramë muzikore – psikologjike, të mbushur me pasione të mëdha dhe me përplasje të mprehta të karaktereve. Figura e Don Zhuanit tek Moxarti është një figurë e vështirë dhe e dyanshme. Duke gjykuar moralin e heroit të tij, kompozitori në të njëjtën kohë e poetizon figurën e tij dhe e bën atë figurë fisnike duke e lartësuar dhe e mbushur me energji të pakufijta për jetën. Personazhet e tjera të operas – shoqëruesi i pandarë i Don Zhuanit, Leporelo në të njëjtën kohë e adhuron por edhe e qorton zotërinë e tij. Don Ana krenare, Dona Elvira pasionante, Cerlina koketa, Otavio, Mazeto janë shumë të lidhur me personazhin kryesor, ku veprimet, mendimet dhe ndjenjat e tyre shkaktohen nga veprimet e Don Zhuanit. Subjekti i veprës Natë, Leporelo ankohet për jetën e tij, sjellja e Don Zhuanit të zotit i krijon shërbëtorit të tij besnik jo shumë telashe. Ai është i detyruar të pres në rrugë të zotin e tij, i cili ka hyrë te Dona Ana, e cila krijon një zhurmë të madhe dhe e mban joshësin që po përpiqej të largohej. Ajo nuk e njohu atë sepse fytyra e tij ishte e mbuluar, kurse babai i Dona Anës, një komandant i vjetër, e thërret Don Zhuanin në duel por në të njëjtin moment bie i plagosur nga shpata e tij. Don Zhuani e harron shpejt ngjarjen e përgjakur të asaj nate dhe i mbushur plotë me energji ai kërkon aventura të reja. Tashmë ai për të ndjekur të panjohurën e re të mrekullueshme që sapo kishte parë zhgënjehet kur njeh në të Dona Elvirën që nuk kishte shumë kohë që e kishte braktisur. Don Zhuani kurrë nuk kthehet në të kaluarën. Vajtjet e Elvirës që ishin të mbushura me ndjenja kontradiktore të dashurisë dhe hakmarrjes i ngjallin atij vetëm inat. Leporelo mundohet ta qetësojë vajzën e mashtruar. Proces festiv i gëzuar. Janë fshatarët Mazeto dhe Cerlina të cilë festojnë dasmën e tyre. E reja Cerlinë po shikohet nga Don Zhuani, i cili me fjalë përkëdhelëse dhe me premtime mundohet të tërheq Cerlinën. Sharmi e kavalierit është i madh dhe vajza fillon të lëkundet. Ajo është e gatshme të ndjek ledhat e tij, por shfaqja e papritur e Elvirës dhe më pas e Dona Anës me burrin e saj, Don Oktavio i prishin planet e joshësit. Me tmerr Dona Ana njeh vrasësin e babait të saj dhe i kërkon të shoqit të hakmerret për të.Fragment nga Opera \127

