Page 13 - Demo
P. 13


                                    Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKEProvoni aftësitë tuaja interpretueseGjatë këndimit, shqiptimi realizohet përmes gjuhës, buzëve dhe nofullave, që luajnë një rol kryesor dhe mund të lehtësojnë në mënyrë të konsiderueshme procesin e të kënduarit. Zanoret përfaqësojnë ngjyrimet e ndryshme që merr tingulli i laringut në kalimin e tij përmes tejzave të zërit. Ndryshimi përcaktohet nga zhvendosjet para dhe prapa të gjuhës. Në këndim kemi zanore të përparme (e, i) që nxjerrin në pah shkëlqimin e zërit dhe zanore të prapme (o, u), të cilat vënë në dukje plotësinë dhe rrumbullakësinë e tingullit. Këngëtari (apo vokalisti) është personi që interpreton vargjet e këngës, duke i përcjellë ato me tinguj të këndshëm e të pëlqyeshëm për veshin. Koralja “Moj e bukura More” është këngë e arbëreshëve të Italisë, shumë e njohur në trojet shqiptare. Kjo këngë është dokumentuar për herë të parë në dorëshkrimin e Kieutit, botim i vitit 1708. Më vonë, më 1866, filologu arbëresh, Dhimitër Kamarda e ribotoi në librin e tij të shkruar në shqip, por me alfabet grek. Tenori kosovar, Bashkim PaçukuMoj e bukura More Moj e bukura MoreMoj e bukura More, si të lash’ e më s’të pash’si të lash’, si të lash’siç të gjeta nuk të lash’Atje kam unë zotin At’atje kam unë zonjën Mëmëatje kam dhe tim vëlla,të gjithë mbuluartë gjithë mbuluar, të gjithë mbuluar nën dheMoj e bukura More...11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17