Page 130 - Demo
P. 130
Vepra muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKNë kështjellën e Don Zhuanit salla ku zhvillohej festa e gëzueshme është në kulmin e saj. Don Zhuani është pamasë i gëzuar dhe festa i paralajmëron atij më shumë kënaqësi. Të ftuarit kërcejnë, midis tyre me maska dhe Dona Elvira, Dona Ana dhe Oktavio të cilët kanë ardhur këtu për tu hakmarrë ndaj Don Zhuanit. Duke kërcyer me Cerlinën, Don Zhuani pakuptuar e nxjerr atë nga salla. Papritur hareja e festës prishet nga të bërtiturat e Cerlinës e cila thërret për ndihmë. Të panishmit i kap zemërimi e Don Zhuani dhe Leporele detyrohen të largohen me shpejtësi.Don Zhuani kërkon të futet fshehurazi në shtëpinë e Dona Elvirës. Vëmendjen e kërkuesit të përhershëm të aventurave e ka tërhequr kamarieria e saj, por planet e tij i pengon prezenca e të dashurës së tij të mëparshme. Duke ndërruar veshjen me shërbëtorin e tij, Don Zhuani këndon një serenatë poshtë dritares së Dona Elvirës dhe betohet për dashuri. Elvira e mashtruar bie në krahët e Leporelos së riveshur duke e kujtuar atë për të zotin. Don Zhuani i maskuar takohet me Mazeton dhe fshatarët e tjerë të cilët janë në kërkim të personit që turpëroi Cerlinën. Mashtruesi i aftë i drejton ndjekësit në drejtime të ndryshme dhe mbasi rreh Mazeton fshihet. Duke arritur në kohë, Cerlina me butësi zbut të shoqin. Në këtë kohë, hakmarrësit takojnë Leporelon dhe e kujtojnë atë për Don Zhuanin e urryer për to. Në shërbëtorin e shkretë bie e gjithë urrejtja dhe zjarri i tyre dhe atë e pret një ndëshkim mizor. Nga frika Leporela tregon emrin e tij dhe vrapon me të shpejtë.Zotëria dhe shërbëtori i tij takohen natën në varreza. Don Zhuani me një të qeshur të papërmbajtur i tregon për aventurat e tij të reja, por tregimin e tij e ndërpresin britmat e forta të statujës së komandantit të vrarë. Don Zhuani e fton statujën në shtëpinë e tij për darkë. Në sallën e kështjellës së Don Zhuanit Elvira i lutet Don Zhuanit të dal nga rruga e keqe duke i kujtuar për ndëshkimin e tmershëm. Papritur dëgjohen hapat e rënda të statujës së komandantit. Minutat e Don Zhuanit janë të numëruara, por ai shkon pa frikë në takim të vdekjes. “ Jo “ – përgjigjet ai me krenari ndaj kërkesës së komandantit për të pranuar fajin. Dëgjohen goditje të forta bubllimash dhe shkreptima. Don Zhuani vdes. Etja për tu hakmarrë sjellin në kështjellë të fyerën Elvir, Anën, Oktavion, Cerlinën dhe Mazeton. Duke u dridhur nga frika Leporelo u tegon atyre atë që kishte ngjarë. Hakmarrësi ngushëllohet – më në fund Don Zhuani mori atë që meritonte.Fragment nga Opera \128

