Page 131 - Demo
P. 131
Vepra muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIK MuzikaMoxarti e quajti operan e tij “ dramma giocosa“, që do të thotë “ dramë e gëzuar “ ose në përkthim të lirë tragjikomedi. Ky emërtim tregon për larmishmërinë e veprës, në të cilën kombinohet tragjikja me komiken, ndërthuren lartësimi me jetësoren. Këto veçanti i japin operas shumë realitet jetësor. Mjeshtër i karakteristikave muzikore – psikologjike, Moxarti qartë dhe bukur skicon në arie ndjenjat e ndryshme të personazheve, kurse marrëdhëniet e tyre, në të shumtën të vështira dhe të mprehta, tregohen në ansamblet e ndryshme. Dramaturgjia e operas ndërtohet në kundërvënien e fillimeve të kundërta – lumturia, drita dhe ndëshkimi i egër përrua i rrëmbyer i jetës dhe e ftohta e vdekjes të mishëruara në figurën e Don Zhuanit dhe komandantit. Uvertura është e ndërtuar në kontrastin e hyrjes së errët dhe tragjike dhe pjesës gazmore që ndjek atë.Në themel të aktit të parë janë episode të ndryshme të shpejta. Muzika e arieve dhe dueteve të ndryshme japin shumë qartë gjendjen emocionale dhe karakteristikat e secilit personazh.Zhvillimi i aktit të dytë lidhet me gjendjen shpirtërore dhe ankthin. Episodi qendror i aktit është skena e ballos ku zërat e personazheve ndërlidhen në muzikën e tre ansambleve instrumentale që luajnë minuet, kontradans dhe lendler. Në sekretin e madh që mbyll edhe këtë akt, zërave të hakmarrësëve të zjarrtë i përgjigjen replikat e shkurtëra të Don Zhuanit dhe Leporelos.Akti i tretë ndahet në dy pjesë ( në disa nga vëniet në skenë bashkëkohore këto dy pjesë i trajtojnë si dy akte të veçantë). Në pjesën e parë mbizotërojnë episode komike dhe jetësore; kurse në pjesën e dytë zbulohen kontrastet, forcohet plani tragjik i “ dramës së gëzuar”. V. A. Moxart, kompozitor 129

