Page 14 - Demo
P. 14


                                    Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKE Solo quhet pjesa që këndohet nga një person (këngëtar) i vetëm. Në duet marrin pjesë dy persona, në trio tre persona, në kuartet katër persona, në kuintet pesë persona dhe në oktettetë persona. Të kënduarit a cappella do të thotë të këndosh pa u shoqëruar nga instrumente muzikore dhe është pa dyshim lloji më i përsosur i artit koral. Zëri zbulon qartë dhe pastër cilësitë e veta, pa u trazuar ose përzier me timbret e instrumenteve shoqëruese.Këngët që këndohen me shumë zëra quhen këngë korale. Një kor mund të jetë i përbërë vetëm nga burra, vetëm nga gra ose vetëm nga fëmijë, por mund të jetë edhe i përzier me të gjitha grupet e mësipërme. Të kënduarit në kor do të thotë unitet tingëllues përmes pjesëmarrësve të korit në klasë apo në mjedis tjetër. Gjatë këndimit në kor edukohen disa shprehi vokale, të cilat janë: • ndërtimi i strukturës intonative; • ansambli; • dirigjimi. Kori mund të jetë i përbërë nga 30 deri në 50 persona dhe puna për ngritjen e tij kalon nëpër disa faza. Për të mësuar më shumë rreth këtyre fazave, ndjekim shembullin e mëposhtëm.Në fazën e parë bëhet përzgjedhja sipas vokalit (zërit) dhe shtrirjes që duhet të ketë zëri i nxënësit.Në fazën e dytë realizohet ndarja sipas zërave të korit. Kjo ndarje bëhet sipas lartësisë dhe timbrit të zërit, (dy veçoritë kryesore të korit), të cilët çojnë në tingëllimin e saktë dhe të pastër të tij. Pra, vendosja e saktë sipas zërave dhe vendeve është një moment shumë i rëndësishëm për tingëllimin e korit. Nxënësit vendosen edhe sipas gjatësisë, gjë që lejon çdonjërin prej tyre të shikojë mësuesin tek dirigjon. Rreshti i dytë qëndron gjithmonë më lart se rreshti i parë, me qëllim që zëri të mos ndeshë pengesa gjatë këndimit. Kori vendoset në formë gjysmërrethi, pasi në këtë mënyrë, pjesëtarët e tij e dëgjojnë më mirë njëri-tjetrin. 2 Këndimi dhe formacionet vokaleKëndim soloKor me zëra vokalë lirikë femërorëKor me zëra vokalë lirikë mashkullorëKor fëmijëshKëndim duet12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18