Page 15 - Demo
P. 15
Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKEHimni i KosovësHimni i Republikës së KosovësHimni i Republikës së Kosovës, kompozuar nga muzikanti kosovar Mendi Mengjiqi, u përzgjodh si simbol kombëtar më 11 Qershor 2008. Himni luhet nga orkestra simfonike e Prishtinës vetëm si melodi, sepse nuk ka tekst. Kompozitori Mendi Mengjiqi lindi më 1958, në Lupç të Epërm të Podujevës, në Kosovë. Ai studioi për muzikë në Krakovë të Polonisë. Në këtë vend, Mendi Mengjiqi zhvilloi një veprimtari muzikore mjaft intensive dhe pati një sukses të konsiderueshëm. Pas kthimit nga Polonia, kompozitori Mengjiqi punoi si pedagog në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në degën kompozicion. Veprat e tij muzikore luhen në vende të ndryshme të botës. Ai ka kompozuar muzikë për orkestër harqesh, orkestër simfonike, oratorinë “Homazh për Nënë Terezën”, këngë për fëmijë dhe të rritur, muzikë filmash etj. Flamuri i Republikës së Kosovës u ideua dhe u punua nga piktori kosovar, Muhamer Ibrahimi. Flamuri përbëhet nga gjashtë yje të bardha, të cilat përfaqësojnë gjashtë komunitetet më të mëdha të vendit në hartën me ngjyrë të verdhë të Republikës së Kosovës. Hapësira e kaltër e flamurit i bën edhe më të dallueshme këto dy elemente. Flamuri i Republikës së Kosovës u zgjodh me konkurs të shpallur nga Qeveria e Kosovës, ku morën pjesë ideues nga të gjitha trevat e Kosovës. Bashkë me Shpalljen e Pavarësisë më 17 Shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës ky flamur u zgjodh si simbol i Republikës së Kosovës. Maestoso Himni i Kosovës Muzika: Mendi Mengjiqi Kur u krijua Himni i Kosovës? A dini ndonjë himn të ndonjë shteti tjetër?Dëgjoni himnin dhe diskutoni313

