Page 16 - Demo
P. 16
Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKE Himni i FlamuritMaestoso Teksti: AsdreniMuzika: Ciprian PorumbeskuHimni i Flamurit Provoni aftësitë tuaja interpretueseHimni i FlamuritRreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshir’ me një qëllim, Të gjith’ atij duk’ iu betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Por vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t’i mbajmë Të mbrojmë atdheun në çdo kënd, Të drejtat tona ne s’i ndajmë, Këtu armiqtë s’kanë vend. Se Zoti vet' e tha me gojë Që kombe shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë, Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj`e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë, Për nder' edhe lavdimn' e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohetAtdheut kush iu bë theror, Për jet' ay do të kujtohet Mbi dhe, nën dhe, si një shenjtor! Himni kombëtar i Shqipërisë Në vitin 1907, në Bukuresht të Rumanisë, poeti Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), përshtati fjalët e poezisë “Betimi mbi flamur” për këngën “Rreth flamurit të përbashkuar”. Ajo u bë himni i Shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit. Ndërsa atdhetari i shquar Hil Mosi udhëtoi në vitin 1909 nga Bukureshti në Korçë, për t’ia sjellë këngën bandës muzikore “Liria”. Më 28 Nëntor 1912, grupi koral i qytetit të Korçës e këndoi atë në Vlorë, në çastin e ngritjes së flamurit. Që nga ajo ditë, kënga u bë simbol i Shqipërisë dhe u zyrtarizua si Himni kombëtar. 14

