Page 22 - Demo
P. 22
Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKE Minimalizmi dhe muzika e Stiv Riç Minimalizmi është një stil muzikor, i cili zuri filll në Amerikë në vitet 1960. Ky stil mori këtë emër, sepse kompozitori përdori minimumin e materialeve muzikore. Muzika dallohet për përsëritjen e melodisë, të ritmit e ndonjëherë edhe të motiveve harmonike me pak variacion. Ndryshimet e vogla zënë vend në ritmin dhe në strukturën e muzikës. Veçoritë muzikore të stilit: përsëritja; motivet ostinato; efekt muzikor hipnotizues si pasojë e ndryshimeve të ngadalta; proces shumë gradual; ritmi si motiv i rëndësishëm që ndryshon gradualisht; mbivendosje e motiveve të ndryshme ritmike; alternimi i frazave.Stiv Riç (Steve Reich) lindi në Nju Jork, në vitin 1936. Ai shfaqi një interes të veçantë për perkusionin dhe kompozimet e tij i interpretoi bashkë me grupin e vet muzikor. Muzika e tij u ndikua nga muzika mesjetare dhe baroke, nga daullet afrikane dhe muzika e gamelanit balinez. (Gamelan është një grupim tradicional instrumental indonezian, ku përfshihen disa instrumente perkusioni prej bronzi.) Pjesa muzikore Clapping Music, 1972 (Muzikë me duartrokitje, për dy performues) 8 Improvizim muzikorUshtrim ritmik me duartrokitje, i shkëputur nga një pjesë muzikore e kompozuar nga Stiv Riç Provoni dhe diskutoni20

