Page 25 - Demo
P. 25
Njohuritë për realizimin e kompetencave • Muzika, e konceptuar jo vetëm si ndjeshmëri, por edhe si formë muzikore që ka elementet e saj.• Forma muzikore, e parë si tërësi e mjeteve shprehëse që nevojiten për të organizuar përmbajtjen e veprës si një e tërë.• Forma muzikore dhe kuptimi i saj si pamje, strukturë, organizim dhe lidhje logjike. Aftësitë për realizimin e kompetencave Nxënësi/ja:• zbulon muzikën jo vetëm si ndjeshmëri muzikore apo si përjetim emocional, por edhe si formë;• zbulon përmes dëgjimit të pjesëve të ndryshme muzikore temën muzikore që ka vepra;• zbulon përmes dëgjimit të pjesëve të ndryshme muzikore se muzika është organizim i ideve muzikore dhe fillon, ndryshon (varion), përsëritet dhe mbaron;• dëgjon muzikë dhe përjeton emocionet që ajo përcjell, reflekton mbi të dhe e percepton si pjesë të kohës kur u krijua; • ballafaqon njohuritë dhe aftësitë e veta për të kuptuar format 1, 2, 3-pjesëshe;• përdor njohuritë dhe gjykimin për një qëllim të caktuar, si: për të krijuar ese, tema projektesh, CD etj.23

