Page 26 - Demo
P. 26


                                    Format muzikore GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK Në poezinë dhe në fotografitë e paraqitura, gjeni elementet ritëm dhe motiv. Vëzhgoni dhe diskutoniMozaik abstrakt i artit islamKompleks me tambureKolona të një ndërtese antike në AthinëNjë përsëritje e pastër e elementeve të kërcimit Ky ilaç e ky kushtrimmë bën djalë e më bën trim,më jep forc’ e më jep shpresë anës Elbës, anës Spresë. Se pas dimrit vjen një verë që do kthehemi njëherë pranë vatrës, pranë punës anës Vjosës, anës Bunës. Fan Noli Anës lumenjve Elementet muzikoreMuzika krijohet mbi kritere bazë. Që në kohët antike, ajo i është përshtatur spontanisht një strukture bazë, e cila ngjason me strukturën e një ligjërimi. Kur lexojmë një tekst të shkruar apo dëgjojmë një ligjërim, arrijmë të identifikojmë fjali dhe fraza. Këto elemente, të cilat vijnë si rezultat i organizimit të fjalëve, na lejojnë të përcaktojmë strukturën e asaj që lexojmë apo dëgjojmë. E njëjta gjë ndodh edhe me muzikën. Në brendësi të një pjese muzikore, ne mund të njihemi me karakteristikat dhe veçoritë e organizimit të tingujve (fraza, fjalia dhe periudha). Kur këto karakteristika dhe veçori të renditura marrin pamjen e një skeme të dukshme, atëherë i quajmë formë. Kur dëgjojmë një pjesë muzikore, ne mund të fiksojmë (ngulitim në mendje) një melodi, të cilën shpesh e fishkëllejmë ose e këndojmë nën zë. Në një krijim muzikor, pjesa më e rëndësishme është tema muzikore. Tema muzikore është një ide melodike ose më mirë, një fragment i vogël melodiko-ritmik,i formuar të paktën nga dy tinguj muzikorë dhe me një ritëm të përcaktuar. Tipari kryesor i saj duhet të jetë i dallueshëm dhe të zërë vend në kujtesën e dëgjuesit. Tema muzikore (motivi melodik ose melodia) është elementi kryesor mbi të cilin ndërtohen strukturat e ndryshme muzikore. Përsëritja e temës ose kombinimi i tyre mundësojnë klasifikimin e formave muzikore. 1 Struktura muzikore24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30