Page 27 - Demo
P. 27
Format muzikore GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK Ritmi përfshin kohëzgjatjen ose gjatësinë e tingullit muzikor. Koha dhe shpejtësia në të cilën një pjesë muzikore luhet, quhet ritëm. Karakteristikat e ritmit janë goditja ose vazhdueshmëria, koha dhe theksi. Kur ritmet janë kombinuar në grupe me nga dy, tri ose më shumë goditje brenda një mase muzikore, rezultati është koha (p.sh: ¾). Harmonia ka të bëjë me mënyrën se si janë ndërtuar akordet dhe si e ndjekin njëritjetrin. Akordi është bashkëtingëllimi i tri ose më shumë notave. Përsëritja dhe kontrasti. Struktura e brendshme e një pjese muzikore dhe parimet e formësimit janë kritere bazë që përdoren për të klasifikuar format muzikore. Në një krijim muzikor, idetë nuk janë të vendosura pa një lidhje logjike kompozicionale; rregulli dhe sistemimi i tyre ngjan me një diskutim muzikor. Brenda një pjese muzikore, meloditë mund të jenë të barabarta, të ngjashme ose të ndryshme. Dallimi dhe ngulitja e tyre nga dëgjuesi arrihen nëpërmjet përsëritjes. Ndërtimi i formave muzikore bëhet sipas parimeve bazë të përsëritjes së njëjtë, përsëritjes së ndryshuar dhe kontrastit (të plotë ose të pjesshëm).portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaPse themi se përsëritja e imazheve dhe e ngjarjeve ka një lloj ritmi dhe rregullsie?A mund të themi se përsëritja e dukurive natyrore: netët që vazhdojnë pas ditëve, stinët, fazat hënore etj., funksionojnë sipas një ritmi të caktuar?Po në muzikë, si ndërtohet koncepti i ritmit dhe i përsëritjes?a) Shikoni në YouTube videon \ dhe shprehni mendimin tuaj për ritmin. b) Gjatë dëgjimit të këtyre veprave muzikore gjeni elementet muzikore: motiv, temë dhe përsëritje. Diskutoni rreth tyre me shokët dhe shoqet e klasës. • Simfonia V (Simfonia e fatit), Bethoven • Katër stinët, Vivaldi • Uvertura nga opera Karmen, Zh. Bize. Koncert Nr. 1 OP. 23për piano dhe orkestërMuzika: P. Çajkovski 25

