Page 28 - Demo
P. 28
Format muzikore GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK Duke vëzhguar strukturën arkitektonike të ndërtesave, përcaktoni në sa pjesë ndahet ajo.Vëzhgoni dhe diskutoni Çfarë është forma muzikore?Një kompozitor përpara se të fillojë të hedhë në pentagram idenë e tij, përcakton skemën ose modelin me të cilin do ta paraqesë. Mënyra me të cilën kompozitori organizon idetë e tij muzikore quhet formë. Forma është pamje, strukturë, organizim dhe lidhje logjike. Organizimi i ideve muzikore bëhet në kohë, në të cilën tingulli përkatës fillon, ndryshon, përsëritet dhe mbaron. Si skematizohet forma muzikore?Për të bërë skematizimin e formës muzikore përdorim shkronjat e alfabetit. Kur mendimi muzikor përbëhet nga fraza të gjata, përdorim shkronja të mëdha shtypi.Kur mendimi muzikor përbëhet nga fraza të shkurtra, përdorim shkronja të vogla shtypi.Strukturat bazë të formës muzikore janë tre:Forma njëpjesëshe: ideja melodike është një dhe e pavarur.Forma dypjesëshe: krijimi muzikor organizohet nga dy ide të ndryshme melodike.Forma trepjesëshe: idetë melodike kryesore vazhdojnë të jenë dy, por e para paraqitet përsëri në pjesën e tretë. Kjo është një nga format më të rëndësishme dhe e ndeshim shpesh në veprat muzikore.2 Format muzikore26

