Page 29 - Demo
P. 29
Format muzikore GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK \kompozuar nga Josif Minga, teksti nga Lasgush Poradeci “Geordie”, këngë e kompozitorit Fabricio De Andre (Fabrizio De André). Krahasoni format muzikore të këtyre këngëve. Duke dëgjuar kanonin në Re Maxhor (D Major) të Johan Pakelbel ( Johann Pachelbel ) dhefragmentin për piano e violinë të kompozitorit Brajan Krein (Brian Crain), përshkruani elementet e ngjashme dhe të ndryshme që ato kanë. portofoli i punësDiskutoniPër të kuptuar më mirë konceptin e formës, kërkoni dhe gjeni se si realizohet ajo në arte të ndryshme: kërcim, fotografi, arkitekturë, muzikë etj. Diskutoni së bashku. Kur materiali muzikor përsëritet disa herë njësoj, atëherë edhe shkronjat janë njësoj, p.sh: A A A. Kur materiali muzikor paraqitet tërësisht ndryshe, atëherë edhe shkronjat janë ndryshe, p.sh: A B C. Kur materiali muzikor përsëritet me ndonjë ndryshim, atëherë shkronjat janë të njëjta, por kanë shpjegimin përkatës, p.sh: A’ A’’ A’’’. Nëse duam t'i skematizojmë strukturat e brendshme muzikore që paraqiten në varg, atëherë i shënojmë me shkronja të vogla. Frazat e njëjta i shënojmë me shkronja të njëjta, ndërsa frazat e ndryshme me shkronja të ndryshme. Dëgjoni dhe diskutoniPërsëritjePërsëritjePërsëritjee njëjtënë kontraste pjesshmeNjë melodi e plotë, e përsëritur disa herë njëlloj, shkruhet: A A A. Disa melodi krejtësisht të ndryshme dhe në kontrast me njëra-tjetrën, shkruhen: A B C. Një melodi e plotë, e përsëritur disa herë, por me ndryshime të vogla, shkruhet: A’ A’’ A’’’. AAAABCA'A''A'''AabcCabBabc27

