Page 30 - Demo
P. 30
Format muzikore GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK Forma njëpjesëshe është organizimi më i thjeshtë dhe më i vogël muzikor, ku mendimi muzikor paraqitet si një periudhë e vetme, që përsëritet disa herë mbi kriterin e përsëritjes së njëjtë. Prej saj rrjedhin lloje të veçanta këngësh dhe baladash, që ndërtojnë formën me një strofë (ose me disa strofa). Balada është një formë e këngës tregimtare (narrative) italiane e shek. XIII-XV dhe nuk ka të bëjë me vallen ose me emrin e formës instrumentale të viteve 1800.Duke dëgjuar me vëmendje \të Eduard Elgar(Edward Elgar), përcaktoni disa karakteristika të melodisë së kësaj pjese. Në këngët baladë, numri i strofave nuk është përherë i njëjtë, sepse i përshtaten gjatësisë së tekstit. Forma njëpjesëshe është karakteristikë e këngës popullore dhe e disa këngëve moderne. Po t’i dëgjojmë me vëmendje këngët e kësaj forme, melodia e strofës përsëritet pothuajse njësoj, vetëm teksti ndryshon. Një nga karakteristikat kryesore të kësaj forme është kujtesa e thjeshtë dhe e shpejtë e saj. Për këtë arsye, ajo parapëlqehet të përdoret në krijime muzikore vokale, sepse në krijime instrumentale mund të krijojë një gjendje monotonie. 3 Format 1 - 2 - 3-pjesësheJa pranvera (Ecco la Primavera)Balada Firence 1325 - 1397 Muzika: F.LandiniDëgjoni Balada \la Primavera). Françesko Landini (Francesco Landini)Dëgjoni 28

