Page 31 - Demo
P. 31


                                    Format muzikore GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK DëgjoniForma dypjesëshe është një krijim muzikor i përbërë nga dy melodi të ndryshme. Bazuar në parimin e përsëritjes së njëjtë dhe të ndryshuar të së njëjtës melodi, apo dhe në parimin e kontrastit, materiali muzikor i nënshtrohet një ecurie logjike, e cila përfshin gjithë formën, duke krijuar një të tërë. Shumë “kërcime instrumentale” të shek. XVI-XVII janë të ndërtuara në formën dypjesëshe. Forma trepjesëshe - Struktura kompozicionale në këtë formë është e thjeshtë, pasi paraqet dy periudha kryesore A dhe B dhe është e ndarë në tri pjesë simetrike. Në pjesën e parë A, tema (një periudhë) mund të përsëritet dy herë, por me intensitet të ndryshëm. Në partin qendror është paraqitur një material i ri muzikor, tema B në kontrast me dy pjesët A, dhe që përsëritet në pjesën e tretë A. Përsëritja mund të jetë njësoj ose e ndryshuar. Matematikisht, një formë e strukturuar kështu, është trepjesëshe.Madrigali, festë maji (Now is the month of Maying)Minuet(Kuintet Nr. 11)DëgjoniDëgjoni \ (Now is the month of Maying) Tomas Marli (Thomas Marley) \in E Major op. 11, No. 5),Luixhi Bokerini (Luigi Boccherini)Muzika: L. BokeriniMuzika: T. Marli 29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35