Page 34 - Demo
P. 34
IIIMuzika dhe shoqëria Njohuritë për realizimin e kompetencave • Muzika dhe shoqëria njerëzore, si shprehje e emocioneve dhe si formë komunikimi e ndërsjellë.• Muzika dhe njeriu si pjesë e përfaqësimit të identitetit kulturor kombëtar, si formë komunikimi dhe zhvillimi mes njerëzve dhe popujve.• Muzika dhe njohja përmes dëgjimit dhe përjetimit të veprave muzikore si mjet shprehës dhe formë reflektimi e vlerësimi ndaj kulturave të ndryshme muzikore.• Muzika dhe llojet muzikore si mënyrë komunikimi mes popujve. Aftësitë për realizimin e kompetencave Nxënësi/ja:• zbulon kulturën muzikore përmes dokumenteve të ndryshme: fotografi, basoreliev, të dhëna etj.;• zbulon efektet emocionale të muzikës sipas periudhës dhe qëllimit për të cilin ajo u krijua;• dëgjon muzikë dhe përjeton emocionet që ajo përcjell;• reflekton mbi muzikën që dëgjon si pjesë e kohës kur ajo u krijua;• përdor njohuritë për të krijuar ese, tema projektesh të ndryshme etj.; • krahason njohuritë dhe aftësitë e veta për të kuptuar muzikën si mjet shprehës.Në histori nuk ka periudha pak të rëndësishme ose të parëndësishme. Çdo periudhë i ka lënë botës diçka; pa të ajo nuk do të ishte njësoj. Kulturat e lashta vendosën bazën e kulturës botërore, kurse periudhat e mëvonshme i dhanë kuptimin dhe idetë e tyre kësaj baze që trashëguan, i dhanë cilësi të reja dhe asnjëherë nuk e harruan atë që ishte para tyre.32

