Page 36 - Demo
P. 36
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAMuzika në Mesopotami, Egjipt, Indi dhe KinëDiskutoni:Çfarë përjetoni teksa dëgjoni këtë melodi të shekullit II p.e.s që i kushtohet muzës Kaliopi? Instrumenti që dëgjoni në këtë pjesë, ju krijon një atmosferë të mistershme dhe magjike, apo të gëzuar dhe të shkujdesur? A është e lehtë për t'u mbajtur mend melodia që dëgjoni? Pse?Dëgjoni \Në lashtësi kënga, fjala, muzika dhe kërcimi kanë qenë të pandara. Gjatë kësaj periudhe, muzika filloi të merrte kuptimin e një veprimtarie që zhvillohej nga njerëz të veçantë, pavarësisht se ishte shumë e thjeshtë dhe u zhvillua kryesisht si pjesë përbërëse e tragjedisë dhe e komedisë antike. Ndonëse shoqëronte dhe shërbente për të pasqyruar figurat teatrore, muzika u zhvillua si art më vete. Këtë gjë e dëshmojnë materiale të ndryshme të gjetura nga historianët, si: mbishkrime në monumente, basorelieve të ndryshme apo piktura murale, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë se si është zhvilluar bota misterioze e muzikës së antikitetit. Muzika lidhej me mundësitë shprehëse të vetë trupit të njeriut, të cilat qenë edhe mjetet e para muzikore, siç janë zëri, përplasja e duarve etj. Njeriu, vetëm ose me të tjerë, nëpërmjet lëvizjeve, zërit apo shoqërimit me mjete të ndryshme, manifestonte emocionet e tij.4000 p.e.s 3500 p.e.s 3000 p.e.s 2500 p.e.s4000 p.e.sQytetërimi sumer4000 p.e.sQytetërimi sumer3200 p.e.sFillimi i qytetërimit egjiptianGreqiaPalestinaEgjiptMesopotamiaIndiaKina1PeriudhaNgjarjehistorikeVepra dhekompozitorëVendet34

