Page 37 - Demo
P. 37
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIA Qytetërimet sumere Në antikitet, qendrat më të zhvilluar ishin: Mesopotamia, Egjipti, Jeruzalemi, Kina, India, Japonia, bota arabo-islame, Greqia dhe Roma. Këto qytetërime të lashta janë burime të pashtershme për të kuptuar zhvillimin e muzikës, jo vetëm nëpërmjet praktikave konkrete muzikore, por edhe përmes sistemeve të ndryshme të komunikimit të muzikës, instrumenteve të saj etj. Popujt e Mesopotamisë kultivuan tradita mjaft të pasura muzikore. Ndonëse këngët shkruheshin për perënditë, ato përshkruanin ngjarje të rëndësishme dhe u bënë burim informacioni për studiuesit. Edhe pse muzika krijohej dhe luhej për të kënaqur shtresat e pasura, atë e këndonte, e luante dhe e kërcente edhe populli i thjeshtë, në familje apo sheshe. Instrumentet muzikore që përdoreshin ishin lira, harpa, daullja etj., të cilat përbëheshin nga materiale të ndryshme dhe kishin forma primitive. Një instrument i vogël me tela i quajtur Oud, që ishte mjaft popullor në atë kohë, konsiderohet si forma e parë e liutit (mandolinës) evropiane (al-ud: fjalë arabe, që do të thotë dru). Edhe te babilonasit, të dhënat e para mbi muzikën dokumentohen përmes punëve artistike të gdhendjes në materiale të ndryshme, ku dallohen figura këngëtarësh, instrumentistësh e valltarësh, çka dëshmon qartë për vendin që zinte muzika në jetën e tyre. Kultura muzikore e Egjiptit të lashtë daton që në vitin 4800 p.e.s. dhe dokumente të ndryshme, si: statuja e një valltareje apo mozaiku i një harpisteje, dëshmojnë për ekzistencën e saj. Muzika konsiderohej si një dhuratë e çmuar e qiellit, burim magjik i lumturisë dhe i qartësisë së shpirtit dhe quhej hyj, emër që nënkuptonte gëzimin dhe lumturinë. Shembull i kësaj janë edhe vargjet që kanë mbërritur deri në ditët tona nga “Kënga e harpistit”, e cila këndohej me zë të ulët gjatë riteve mortore.2000 p.e.s 1500 p.e.s 1000 p.e.s 500 p.e.s 1 e.s2000 p.e.sBasoreliev me shembujt e parë të shkrimit në Mesopotami1400 p.e.sInstrumenti muzikor tromba, gjetur në varrin e Tutankamenti1000 p.e.sViti kur mbreti David kompozon psalme138-128 e.sHimni i Delfit 1040 p.e.sNë Palestinëlind mbretiDavid600 p.e.sLindja ePolis428 p.e.sNë Greqi lindfilozofi PlatonVëzhgoni dhe diskutoniDuke parë me kujdes fotot përfytyroni se si mund të ketë qenë jeta në qytetërimet e lashta.35

