Page 38 - Demo
P. 38


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAPërpara teje paç muzikë e këngëdhe vuajtjen prapa krahëve hidhe,bëje shpirtin gëzim, deri sa të shkojmënë tokën ku heshtja gjen dashurinë.Përveç këngës, një vend kryesor në Egjiptin e lashtë zinin instrumentet muzikore që shoqëronin këngëtarët, si: harpa, fyelli i gjatë prej druri, kitara dhe shumë vegla të tjera kordofone. Mjaft piktura egjiptiane paraqesin muzikantë duke luajtur në instrumente, gjë që tregon qartë zhvillimin e muzikës në këtë vend. Muzika kultivohej si nga të pasurit, ashtu edhe nga shtresat e varfra dhe ishte shumë e lidhur me dukuritë shoqërore. Në pallate dhe në faltore u këndohej faraonëve dhe fesë, ndërsa në shtëpitë e popullit të thjeshtë i këndohej jetës së përditshme dhe vështirësive të saj. Në Indinë e lashtë, ashtu si në shumë kultura të tjera të kësaj periudhe, muzika ishte e lidhur ngushtë me kërcimin dhe poezinë dhe shquhej sidomos për ritmin e shumëllojshëm. Ashtu si edhe artet e tjera, ajo ishte e lidhur ngushtë me fenë dhe filozofinë. Disa prej këngëve më të vjetra indiane kanë arritur deri në ditët tona. India njihet për zhvillimin e teatrit muzikor, ku aktori-valltar vallëzonte dhe këndonte njëkohësisht. Ky popull shquhet për shumëllojshmëri instrumentesh muzikore, si: lloje të ndryshme flautesh, instrumente prej guaskash deti etj., ndër të cilat më i njohuri ishte liuti.Në vendet e Lindjes së Largët, arti muzikor njohu zhvillim të hershëm. Muzika paraqitet me një zë (monodike), por me shumëllojshmëri ritmike.Edhe te kinezët muzika kishte një vend mjaft të rëndësishëm. Kënga pasqyronte jetën e popullit dhe këndohej me një zë. Dokumente të ndryshme dëshmojnë për shumëllojshmërinë e instrumenteve muzikore, rreth 80 të tilla, të cilat ndaheshin në kategori, sipas materialit të tyre. portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaKrijoni, sipas dëshirës, një listë këngësh (playlist) me muzikë të kësaj periudhe dhe diskutoni së bashku në klasë për përvojën që patët gjatë punës._____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Afresk egjiptian i cili pasqyron një grup muzikantësh duke luajtur në instrumenteInstrumentiste indiane, që luan në instrumentin e tanpuranit Instrumentiste kineze që luajnë muzikë36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42