Page 39 - Demo
P. 39
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIANë antikitetin grek, muzika konsiderohej hyjnore dhe ishte një art i pandarë nga artet e tjera si: kërcimi, poezia dhe teatri.Muzika dhe poezia ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Poetët popullorë ishin autorë të fjalës e të muzikës së këngëve të tyre dhe i shoqëronin ato me instrumentin muzikor. Zbukurimet në vazot antike dëshmojnë qartë lidhjen e poezisë me muzikën. Pra, tingujt muzikorë merrnin kuptim përmes fjalës poetike dhe lëvizjeve trupore, çka tregon se muzika, lëvizja dhe poezia ishin të pandara dhe i jepnin kuptim njëra-tjetrës. Ndërthurja e kërcimit me muzikën dhe poezinë solli krijimin e tragjedisë. Periudha homerike, poezia lirike, tragjedia dhe zhvillimi i instrumenteve muzikore qenë momente të rëndësishme të zhvillimit të kulturës greke.Muzika fitoi një rol të rëndësishëm shprehës me poemat epike, të cilat pasqyronin fuqinë e perëndive dhe të heronjve. Në shekujt XI-VII p.e.s, kjo lloj muzike u përhap nga këngëtarët endacakë që u quajtën rapsodë. I tillë ishte dhe Homeri, autori i poemave “Iliada” dhe “Odisea”. Poezia lirike ishte solo dhe korale. Ashtu si poezitë homerike, edhe ajo shoqërohej nga instrumenti i lirës. Një nga poetët më të njohur dhe përfaqësues i lirikës korale ishte Pindari, ndërsa përfaqësuesja e lirikës solo ishte poetesha Safo. Pindari, poeti grek që mendohet se ka jetuar rreth viteve 500 dhe 400 p.e.s., i këndoi atmosferës së bukur që krijonin lojërat olimpike dhe atletëve që fitonin garat. Lojërat që organizoheshin në Olimpia të Peloponezit, shoqëroheshin me tinguj muzikorë, p.sh: lojërat muzikore të Delfit, lojërat gjimnastikore të Olimpit etj. Mozaik që përshkruan Uliksin dhe sirenat në detSafoPindariVazo greke me instrumentistëDiskutoni:Rreth llojeve të ndryshme të instrumenteve, timbrit dhe karakteristikave specifike që ato kanë dhe rolit që luajnë në shoqëri.Çfarë ju sjellin ndër mend instrumentet që dëgjoni?Dëgjoni Muzikë nga instrumente muzikore që janë përdorur gjatë qytetërimit grek dhe romak.Muzika në Greqinë dhe Romën e lashtë37

