Page 40 - Demo
P. 40


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIASipas origjinës së fjalës “tragjedi”, “tragos” do të thotë “dem” dhe “odhia” do të thotë “këngë”, kështu që kuptimi i vetë tragjedisë do të shprehej si “Kënga e demit”. Si popull që merrej kryesisht me bujqësi, grekët nderonin mbi të gjitha hyjnitë e tokës dhe pikërisht në festat për nder të Dionisit, hyjit të mëshirshëm që përfaqëson pjellorinë e tokës, lindën format e para prej të cilave u zhvillua më vonë tragjedia ku muzika kishte, pa dyshim, një vend të rëndësishëm. Tragjedia u përhap shumë sidomos në Athinë dhe luajti një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe politike. Përfaqësuesit e saj janë Eskili, Sofokliu dhe Euripidi. Mitologjia greke u bë baza kryesore për muzikën dhe artet e tjera. Këtu mund të përmendim mitin e Orfeut, i cili me fuqinë e muzikës së tij dhe me instrumentin e lirës, e cila “zbuste kafshët e egra”, “lëvizte nga vendi pyjet”. Fig. 7 DionisisSofokliuEuripidiInstrumente të antikitetitInstrumentet muzikore që shoqëronin muzikën ishin: lira, harpa, kitara, fyelli, timpani etj. Teoritë e grekëve të lashtë për modet muzikore, metrikën dhe ritmikën etj., janë mjaft të njohura në botën muzikore. Sistemi muzikor i grekëve mbështetej te tetrakordet dhe formohej nga bashkimi i katër tingujve. Njohuritë që kemi sot për fushën e muzikës antike romake dhe përkatësisht mbi zhvillimin e instrumenteve muzikore, bazohen në gjithçka që dokumentojnë afresket dhe imazhet e mozaikëve. Kultura muzikore a) lloj kitare b) harpa egjiptiane c) aulo/fyell38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44