Page 41 - Demo
P. 41
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAromake, ka qenë e hapur ndaj kulturave fqinje, duke marrë prej tyre, por edhe duke i përcjellë ato në popuj e qytetërime të tjera. Romakët përdorën instrumente muzikore me tela, origjina e të cilave ishte Greqia, si sambuku apo instrumente me origjinë orientale, si salterio apo organoja hidraulike, e krijuar në Egjiptin e lashtë. Edhe te romakët, muzika përdorej në çdo ceremoni të jetës, private ose publike. Në Romë, muzika, si një formë tjetër spektakli, shërbente gjatë mbajtjes së fjalimeve dhe luante një rol të rëndësishëm edhe në teatër. Instrumentet muzikore në Romën e Lashtë ishin të shumta dhe klasifikoheshin sipas materialit përbërës dhe llojit të tingujve që prodhonin. Instrumentet që prodhonin tingullin nëpërmjet frymës ishin: tuba, organoja hidraulike, fyelli i dyfishtë, kornoja etj. Kitara ashtu si dhe shumë instrumente të tjera që u shfaqën në Romën e lashtë, erdhi nga Greqia.Harpa (pandura ose monokord) është një tjetër instrument muzikor i përdorur nga romakët.Instrumentet e perkusionit, prej druri ose metali, janë përdorur gjerësisht për të mbajtur ritmin. Të tilla janë daullja, kambanat, dajret etj. Ato përdoreshin edhe për qëllime rituale.Mozaiku Zliten (shekulli II p.e.s), muzikantë duke luajtur në instrumente të ndryshme.Nga e majta në të djathtë: tuba, organo hidraulike (organo me tub uji), dhe dy korno.portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaHulumtoni mbi instrumentet muzikore të Greqisë dhe Romës së lashtë.Ndahuni në dy grupe për secilin qytetërim.Pasi të keni mbledhur informacione nga burime të shumëllojshme (enciklopedi, internet, filma të ndryshëm etj.), sillini ato në klasë për t’i diskutuar mes jush. Nëpërmjet krahasimit të të dhënave vini në dukje ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________39

