Page 42 - Demo
P. 42
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAPas antikitetit, kultura muzikore kaloi në një moment të ri të zhvillimit të saj. Bëhet fjalë për një hapësirë kohore prej një mijë vjetësh, përgjatë së cilës ndodhën shumë ngjarje dhe ndryshime. Mesjeta zë fill në periudhën e rënies së Perandorisë Romake Perëndimore (476 e.s) dhe shtrihet në kohë deri në zbulimin e Amerikës (1492). Lulëzimi i krishtërimit u bë një element bashkimi mes popujve evropianë. Frekuentimi i kishës ndikonte në mendësinë, sjelljen dhe jetën e individit. Forma zotëruese ekonomikoshoqërore gjatë kësaj periudhe ishte feudalizmi. Mesjeta zakonisht ndahet në dy periudha: mesjeta e hershme (shek. V-X) dhe mesjeta e lulëzuar (shek. XI-XV). Burimet dhe dëshmitë kryesore mbi muzikën e kësaj periudhe mbeten ato letrare dhe ikonografike.Diskutoni: Përcaktoni llojin e zërave që dëgjoni. Si e përfytyroni vendin ku këndohet? Si një manastir të heshtur me pak dritë apo si një kishë të madhe më shumë njerëz që luten? Si ju duket ritmi i këngës? I lehtë dhe gjithnjë njësoj apo i fortë dhe me ndryshime?Dëgjoni Himni gregorian Aeterne rerum Conditor (Krijuesi i përjetshëm i gjithçkaje).300Vendet500 700313Editi i Milanos540Papa GregorManjo476Rënia e Perandorisë Romake në Lindje2 Muzika në mesjetën e hershmePeriudhaNgjarjehistorikeVepra dhekompozitorëParisGjermaniaProvenzaRomaItaliaFrancaVeriore40

