Page 43 - Demo
P. 43


                                    Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIA900 1100 1300995-1050Guido D’Areco1200Karmina 1300Lind Guilem Masho, iniciatori i Ars Noves (Stil i Ri)1150Lindi 'Ars Antiqual'Organumdhe Discantus800Karlo Manjo1096-99Kryqëzata e parëdhe pushtimi i Jeruzalemit1300Papa Bonifacio VIIIGjatë mesjetës së hershme dhe asaj të lulëzuar, një pjesë e mirë e ngjarjeve muzikore, si dhe e të gjitha fushave të tjera të kësaj periudhe, ishin të lidhura me pushtetin absolut të kishës, e cila ndikonte dhe mbizotëronte pothuajse në të gjitha fushat e jetës.Muzika kishtare u zhvillua në manastire dhe kisha. Priftërinjtë u përfshinë në edukimin muzikor dhe ndikuan në formimin e kantorëve dhe të teoricienëve të muzikës mesjetare. Ata zhvilluan këngën monodike të krishterë, e cila përfaqëson një bazë të rëndësishme të muzikës kishtare, si dhe përpunuan sistemin e shkrimit muzikor, duke kaluar nga sistemi i shenjave në atë të notave.Muzika që kultivuan të krishterët bazohej në meloditë e vjetra si psalmet, himnet, aleluja etj. Himnet kishin një melodi më të zhvilluar krahasuar me psalmet apo alelujan. Kënga gregoriane (ose korali gregorian) e mori këtë emër nga Papa I Gregori i Madh (Gregorio Magno), i cili drejtoi kishën katolike nga viti 590 e.s. deri në 604 e.s. Tekstet e këngëve gregoriane ishin në latinisht, pasi kjo ishte gjuha zyrtare e kishës. Ato ishin këngë për kore burrash dhe këndoheshin njëzëri nga i gjithë kori, prandaj quheshin këngë monofonike, të cilat kishin melodi solemne dhe strukturë të thjeshtë. Këto kore nuk shoqëroheshin nga orkestra ose instrumente muzikore, pasi kjo prishte atë që quhej gjendje e brendshme dhe shpirtërore dhe të cilën mund ta transmetonte vetëm zëri i njeriut.Kënga gregoriane është pjesë e rëndësishme e historisë së muzikës, pasi kjo lloj muzike ndërtohej mbi notat që quheshin neuma (greqisht - shenja).41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47