Page 44 - Demo
P. 44
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIANë vende të ndryshme ajo mori emra të ndryshëm, p.sh: në Spanjë quhej mozarabico, në Francë gallicano, në Angli anglicano.Psalmet ose himnet muzikore të periudhës së mesjetës krijoheshin nga persona që shpeshherë ishin anonimë. Shumë nga këngët gregoriane që njohim janë shkruar rreth shekullit IX. Shenjat që përdoreshin në atë kohë për të shkruar këngët, tregonin drejtimin që duhej të merrte zëri gjatë këndimit, nga poshtë-lart ose nga lart-poshtë. Duke qenë se gjatë kësaj periudhe muzika po zhvillohej gjithnjë e më tepër, lindi nevoja e një sistemi të ri të shkrimit të notave. Për të kaluar nga sistemi i shenjave dhe i shkronjave te sistemi i notave që përdorim sot, u desh një periudhë shumë e gjatë dhe me ndryshime të vazhdueshme. Në shekullin XI, sistemi evropian me nota mbështetej te pjesët më të mira të sistemit me shenja dhe me shkronja. Ai u reformua në fillim të shekullit XI nga italiani Guido D’Areco. portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni disa këngë të grupit gjerman “Gregorian”, i cili interpreton këngë mjaft të njohura në stilin gregorian. Diskutoni së bashku, duke vënë në dukje ngjashmëritë dhe veçoritë dalluese të tyre në lidhje me korin gregorian të mesjetës.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________D’Areco përdori një metodë të thjeshtë për të kujtuar meloditë, duke krijuar një sistem të ri praktik për shkrimin e notave. Ai vendosi shenjat mbi dhe ndërmjet katër vijave paralele horizontale, duke u dhënë atyre një kuptim të saktë lartësie. Të gjitha notat e shkruara mbi të njëjtën vijë i përgjigjeshin të njëjtit tingull.Një miniaturë me dorën e Guido D'Arecos, e cila tregon metodën që ai përpunoi për të ndihmuar mbajtjen mend të këngës gjatë këndimit.Guido D'Areco42

