Page 45 - Demo
P. 45
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAMuzika në shek. XI-XV dallon për zhvillimin e mëtejshëm të këngëve gregoriane, si dhe për fillimin e formës së polifonisë. Muzika në këtë periudhë, veç të tjerash, lidhet edhe me kalimin nga jeta e fshatit në atë të qytetit, zhvillimin e industrisë, universitetet, lulëzimin e shkencës, kryqëzatat etj. Në këtë kohë u hapën shkollat e para, të cilat e zhvilluan edhe më polifoninë, si dhe u përhap muzika laike, e cila luhej dhe këndohej në sheshe, pallate ose kështjella. Qendrat e mëdha italiane të kulturës muzikore, si: Milano, Venecia, Modena, Padova etj., ishin vendet ku luhej kjo muzikë, e cila ndahej në kishtare dhe laike.Muzika kishtare luhej nëpër kisha dhe vazhdoi të mbizotërojë si në shekullin XII, ashtu edhe gjatë shekullit XIV.Muzika laike luhej nëpër oborre, kështjella ose pallate, vende ku flitej dhe zhvillohej jeta politike dhe ekonomike e vendit. Atje paraqiteshin muzikantë të rinj nga vende të ndryshme.Polifonia, dukuria më origjinale e mesjetës, është të kënduarit njëkohësisht me dy ose më shumë zëra. Kjo fjalë vjen nga greqishtja që do të thotë poli (shumë) + foni (zëra). Shumëzërëshi shënoi fillimin e zhvillimit të polifonisë si formë muzikore vokale. Në këtë mënyrë lindi forma e parë polifonike që u quajt organum, ku në fillim këndohej me dy zëra dhe më pas me tri dhe katër zëra. Sistemi muzikor kaloi nga sistemi neuma në atë të quajtur tetragram (shenjat e notave kishin formë katrore).Françesko Asizi që lutet dhe ushqen zogjtëKisha \(mesjeta e hershme)Muzika në mesjetë shek. XI-XVKisha e Orvietos, ItaliFragment muzikor nga \Diskutoni: Përshkruani zërat vokalë që dëgjoni. Flisni për instrumentet muzikore dhe llojin e muzikës me një ose shumë zëra.Dëgjoni 43

