Page 46 - Demo
P. 46
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAArti i polifonisë muzikore u zhvillua gjatë shekujve XII-XIII. Qendrat e para u ngritën fillimisht në Francë, pastaj në Itali. Bazat polifonike u hodhën në shkollën e Parisit “Notre Dame”, ku pjesët e para polifonike kanë të bashkëngjitur emrin e autorëve Leonin dhe Perotin. Kjo ishte një mënyrë e re kompozimi. Zhvillimi i polifonisë si formë muzikore, vazhdoi edhe gjatë shekullit XIV, duke u zhvilluar si të gjitha format e arteve të tjera gjatë Rilindjes. Në muzikë, kjo periudhë u shoqërua me hapjen e shkollave të këngës, ndërmjet të cilave shquhet ajo e Romës. Kjo shkollë grumbulloi shumë këngë fetare, në mes të të cilave futen edhe këngë me origjinë popullore, të sjella aty nga Katedralja Notre Dame popuj të ndryshëm.Filip de VitriNdërkohë u ngritën edhe qendrat e para, fillimisht në Francë, pastaj në Itali (Milano, Verona, Mantova, Padova e Firence). Në këtë periudhë u krijua edhe shkolla franko-flamande, e cila shtoi numrin e zërave në muzikën polifonike dhe përforcoi kontrapunktin gjatë këtij shekulli. Format e reja muzikore të periudhës Arti i Ri dhe shkolla franko-flamande respektojnë bazat polifonike të shkollës së “Notre Dame”. Prodhimtaria e kësaj shkolle dhe e gjithë atyre që ndiqnin parimet e saj stilistike u përcaktua me termin Arti antik (Ars antiqua). Kjo lidhet me faktin që aty mbizotëronin përmbajtja fetare dhe tekstet e frymëzuara nga teknika modale (antike) e këngëve liturgjike. Shumë forma muzikore të shekullit të kaluar ndërtohen në mënyrë të përkryer mbi format e mesjetës së hershme. Kështu kemi motetin dhe meshën polifonike.Muzika laike zhvillohet mbi të gjitha në Itali, nën ndikimin e Artit të Ri dhe të shkollës franko-flamande. Nismëtari i parë i madh i Artit të Ri (Ars Nova) është peshkopi Filip de Vitri (1291-1361). Arti i Ri fillimisht kishte të bënte thjesht me përdorimin e një sistemi të ri notash, por gjithsesi nuk i qëndroi gjatë kohës.44

