Page 47 - Demo
P. 47
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAPetrarkaTrubadurët Trubadurët DanteMuzika vokale u shoqërua nga instrumente të tilla si: viella, viola, liuto etj. Poezitë e autorëve më të njohur të kësaj periudhe, si: Petrarka, Dantja, Saketi, shërbyen si tekste muzikore. Interesi ndaj muzikës laike tregon për vlerësimin që i bëhet njeriut në këtë periudhë. Nuk ka dokumente të shkruara për muzikën instrumentale, por ka disa burime jo të drejtpërdrejta, si piktura e festime, nga të cilat kuptojmë se në pallatet mbretërore luheshin edhe pjesë të tilla.Muzika laike u zhvillua krahas muzikës kishtare, e cila luhej nga muzikantët në sheshe ose kështjella. Ishin artistikët endacakë (njerëzit që shëtisnin) ose zhonglerët që luajtën në fillim këtë lloj muzike. Kjo muzikë u zhvillua me ritme të ngadalta, pasi ndikimet e muzikës kishtare ishin shumë të mëdha. Në shekujt XII-XIII, ajo u përhap fillimisht në Francë me trubadurët (art për të shpikur), dhe më pas u zëvendësua me truverët, të cilët ishin fisnikë, princër etj., që jetonin në veri të Francës dhe ndryshe nga trubadurët, e kompozonin dhe e luanin këtë lloj muzike me instrumente me tela dhe me pickim. Në Gjermani ishin minezingerët krijues edhe interpretues të poetikës muzikore.portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni “O Fortuna” nga vepra “Karmina Burana” të kompozitorit gjerman Karl Orf (Carl Orff).Bazuar në sa dëgjuat a ju duket e ngjashme kjo pjesë me muzikën mesjetare? Pse?______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Instrumentet muzikore gjatë kësaj periudhe përdoreshin vetëm për shoqërimin e muzikës laike. Muzika kishtare nuk shoqërohej me instrumente. Dokumente që vërtetojnë shkrimin e muzikës instrumentale të kësaj periudhe ekzistojnë shumë pak. Këngët e kësaj periudhe shoqëroheshin nga instrumente muzikore si: liuti (lloj violine), kitara (instrument me tela), viella (instrument me hark), si dhe tromba e korno, të cilat përdoreshin për të lajmëruar ndeshjet sportive. 45

