Page 48 - Demo
P. 48
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIA\nga Klemon Zhankë (Clément Janequin).Diskutoni: Përcaktoni llojin e muzikës me fjalët tuaja (vokale apo instrumentale). Çfarë perceptoni të ndryshme nga periudha e mëparshme? Dëgjoni një melodi të vetme të kënduar nga të gjithë zërat së bashku (monodi) apo shumë melodi të ndryshme të kënduara njëherësh nga zëra të ndryshëm (polifoni)? Cilat elemente muzikore mendoni se ngjajnë me britma apo thirrje? Frazat e shkurtra që përsëriten dhe mbivendosen apo frazat e gjata të ndryshme?Dëgjoni Arti muzikor i Rilindjes u zhvillua gjatë shekullit XV dhe XVI. Gjatë kësaj periudhe u shënuan arritje të mëdha në të gjitha fushat e artit: letërsi, muzikë, pikturë, skulpturë etj. Zbulimet e mëdha gjeografike dhe ekonomike e çuan Evropën Perëndimore drejt ndryshimeve shoqërore, historike, kulturore e artistike. Në këtë epokë mbizotëroi lëvizja humaniste, e cila bëri që njerëzit të ndiheshin të lirë për të shprehur idetë e tyre intelektuale, kulturore, artistike e shkencore. Për herë të parë, shkenca iu kundërvu parimeve fetare, të cilat, deri në atë kohë, ishin respektuar në mënyrë shumë të rreptë. Kultura muzikore në Evropë gjatë Rilindjes 31400 1425 1450 14751416Domeniko di Piaçenca 1453Guillam Dyfej dhe vajtimi i tij për rënien e Kostandinopojës1453Rënia e Kostandinopojës dhe mbretërisë romake 1453Botimi i parë i Biblës nga shtypshkronja GutenbergPeriudhaNgjarjehistorikeVepra dhekompozitorëTrentoVeneciaFirenceRomaGjermaniaVendet46

