Page 49 - Demo
P. 49


                                    Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAMe teoritë dhe zbulimet e tyre, shkencëtarë dhe zbulues, si: Galileo Galileu, Nikolla Koperniku dhe Kristofor Kolombi, dolën hapur kundër kishës. Në këtë kohë u krijuan poezitë e Dante Aligerit dhe të Petrarkës, kryeveprat e piktorëve, të skulptorëve dhe të arkitektëve të mëdhenj, si: Leonardo da Vinçi, Mikelanxhelo, Rafaelo etj. Kjo lëvizje social-kulturore, e cila me emrin Rilindje nënkupton një fillim të ri dhe tërësor të mendimit në art, shkencë, politikë dhe ekonomi, siç e përmendëm dhe më lart, kishte në bazë të saj humanizmin, pra interesin për gjithçka njerëzore. Të menduarit ndryshe bëri që përfaqësuesit e saj të shikonin gjithçka me sy kritik. Ata i kthyen sytë nga vlerat e artit dhe të kulturës së antikitetit greko-romak. Ndonëse në artin figurativ ky ndryshim qe i menjëhershëm, në muzikë ai erdhi më me vonesë. Edhe pse, siç dihet, hapat e parë të zhvillimit të muzikës laike, krahas asaj kishtare, u hodhën që në fund të mesjetës, lulëzimin e saj të vërtetë e njohu, veçse gjatë Rilindjes.Pikërisht gjatë kësaj periudhe u krijuan vepra arti dhe u zhvillua më tej polifonia vokale si dhe teknika e shkrimit muzikor, çka shtoi shprehësinë e gjuhës muzikore. 1492Zbulimi i Amerikës1490Krijimi i këngëve nga Lorenzo Manjifiko1515Lindi Filip Neri,ideatori i Oratorios1537Xhovani Pierluixhi Palestrina drejtues muzikor në Vatikan1517Reforma e Martin Luterit1558Indeksi i librave të ndaluar1500 1525 1550 1575 1600Galileo Galilei Kopernik KolomboRafaelo Mikelanxhelo Da VinçiVëzhgonidhe diskutoniNisur nga njohuritë që keni, flisni për këto figura historike, dhe veprën e tyre.47
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53