Page 50 - Demo
P. 50


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIANë këtë periudhë filloi të shënohej për herë të parë në partiturë emri i kompozitorit, duke i dhënë kështu veprës muzikore individualitetin e saj.Përsosja e polifonisë vokale vazhdoi deri në periudhën baroke. Ndikimi i muzikës laike dhe i asaj të truverëve e trubadurëve ishte ende i pranishëm. Gjatë kësaj periudhe u qartësua muzika vokale polifonike pa stërhollimet dhe ndikimet e tepërta të muzikës kishtare. Shekulli XVI ishte shekulli i lulëzimit të artit muzikor si dhe epoka e krijimit të shkollave polifonike të Rilindjes evropiane.Fotoja tregon sallën e madhe të kështjellës së dukës së Ferrarës II, i cili paraqet për të ftuarit e huaj disa pjesë muzikore. Këto koncerte shquheshin në të gjithë Evropën për numrin e madh të instrumentistëve dhe këngëtarëve që kishin cilësi të larta vokale dhe ekzkeutive.portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni pjesë nga kompozimet e Domeniko di Piaçenca (Domenico di Piacenza). Muzika që dëgjoni ju nxit më tepër të këndoni apo të lëvizni trupin?A mendoni se arti i tij i përfaqëson ndryshimet që ndodhën në Rilindje? Argumentoni mendimin tuaj (për këtë ju ndihmojnë njohuritë që morët).______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54