Page 51 - Demo
P. 51


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAGjatë Rilindjes u ndie nevoja e zhvillimit më tej të teknikës polifonike, u përcaktuan tiparet e reja dhe karakteristikat e muzikës si art dhe u zhvillua muzika popullore dhe ajo instrumentale. Me hapjen e shkollave të para polifonike vokale u saktësua sistemi i notave muzikore. Krijuesit e kësaj periudhe u mbështetën kryesisht në ritmet e muzikës popullore, mbi bazën e së cilës morën formë lloje të tilla muzikore, si: balata, madrigali dhe kaçia. Kompozitori Gijom Dyfe në të majtë me organo dhe kompozitori Zhile de Binshe (Gilles de Binche) me harpë, `miniaturë e shek. XV.Shkollat polifonike Muzikantët e kësaj periudhe janë: Gijom Dyfe (Guillaume Dufay), Zhoskin de Pre (Josquin Despres), Klemon Zhankë (Clément Janequin). Muzika në shekullin XV mori një drejtim të ri, ku harmonia e plotë e akordeve dhe teksti ishin një nga parimet kryesore të kompozitorëve të kësaj periudhe.Gijom Dyfe ishte një nga figurat më të rëndësishme të muzikës, krijimet e të cilit u mbështetën në stilin e ri muzikor. Mësimet e para i mori në korin e katedrales së Kambrait, në veri të Francës dhe në moshën 25-vjeçare zhvilloi veprimtarinë e tij në Itali, në Pezaro dhe në Ferrara, ku edhe këndoi në korin e Papës në Romë. Ai është shumë i njohur për këngët e tij popullore. Në zhvillimin e mëtejshëm të polifonisë kontribuoi shkolla flamande e Evropës së Veriut (ku përfshiheshin Franca, Holanda dhe Belgjika) që ndikoi në krijimin dhe lulëzimin e muzikës së shekullit XV. Shumë kompozitorë të saj, veprimtarinë e tyre muzikore e zhvillonin në Itali. Përfaqësuesit më të famshëm shkollës flamande janë: Gijom Dyfej, Johan Okigem (Johannes Ockeghem), Johan Okigem Zhoskin de Pre Klemon Zhankë\Diskutoni: Interpretimi është vokal apo instrumental?  Shoqërimi instrumental është me një zë apo shumë zëra? Intensiteti i zërave është uniform apo me kontraste të mëdha? Lëvizja melodike e zërave është në ngjitje dhe në zbritje apo e njëtrajtshme? Muzika është kishtare, laike apo përshkruese? Dëgjoni 49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55