Page 52 - Demo
P. 52
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAZhoskin de Pre dhe Orlando di Laso (Roland de Lassus ), i cili njihet si një nga kompozitorët që pati meritat më të mëdha gjatë kësaj periudhe.Gjatë shekullit XVI, Venecia dhe Firence ishin qendrat kryesore të veprimtarisë muzikore dhe dy shkollat e tyre muzikore kontribuan më tej për zhvillimin e muzikës. Shkolla romane, ishte shkollë polifonike me qendër në Romë. Përfaqësuesi kryesor i saj ishte Xhovani Pierluixhi Palestrina (Giovani Pierluigi Palestrina) (1525-1594), veprat e të cilit dëshmojnë për nivelin që arriti muzika gjatë Rilindjes. Krijimtaria muzikore në Romë gjatë kësaj periudhe kishte karakter fetar dhe kishte lidhje me muzikën kishtare të mesjetës, ndërsa veprat vokale këndoheshin a cappella. Ai punoi shumë për korin a cappella (këndim pa shoqërim instrumental) dhe u shqua për krijimin e muzikës kishtare. Për mjaft studiues, muzika e tij qe një model i qartësisë dhe i ekuilibrit dhe veprat e tij u bënë pikënisje për të ilustruar këndvështrimet e tyre muzikore.Xhovani PalestrinaMuzikantë të madrigalitXhovani Gabrieli Andrea GabrieliPalestrina ishte mjaft i kujdesshëm në krijimet e tij, të cilat i përshtaste për vokalet e këngëtarëve. Ai trajtonte me kujdes si kombinimet e zërave të ulët dhe të lartë, ashtu edhe kombinimet e instrumenteve. Në krijimin e muzikës vokale Palestrina gjithashtu renditet ndër kompozitorët më të mëdhenj. Shkolla veneciane, i përpunoi më tej metodat dhe shkrimin muzikor. Ndër kompozitorët më të njohur të kësaj shkolle ishin Andrea Gabrieli dhe nipi i tij Xhovani Gabrieli. Këta kompozitorë për herë të parë u dhanë krijimeve të tyre një tingëllim të ri, pasi në to përveç organos përfshinë edhe instrumente të tjera, si: violinën, flautin, trombonin etj.Madrigali është një lloj i ri muzikor polifonik me dy-tre zëra, që përbëhet nga dy strofa dhe një refren, dhe ka subjekt mitologjik ose humoristik. Kjo formë muzikore mori një zhvillim të madh në shekullin XVI, sidomos në Francë, dhe ndryshonte nga madrigali i shekullit XIV. Gjatë këtij shekulli madrigali filloi të këndohej nga 3, 4 deri në 6 zëra. Tekstet e tyre u morën nga poetët e Rilindjes dhe kishin një gjuhë të pasur poetike. Madrigali u bë lloji muzikor më i pëlqyer në qytetet italiane të kësaj periudhe ku u përqendrua vëmendja më e madhe e kompozitorëve të Rilindjes, si: Palestrina, Gabrieli, Laso etj.50

