Page 53 - Demo
P. 53
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAZhvillimi i muzikës instrumentale në këtë periudhë qe shumë i rëndësishëm, sepse ajo e la rolin e saj shoqërues dhe u zhvillua e pavarur nga muzika vokale. Instrumentet filluan të kishin pavarësinë dhe rëndësinë e duhur. Fillimisht muzika instrumentale u krijua për kërcimin pavana dhe më pas për lloje të ndryshme instrumentesh, çka formoi një repertor të caktuar, posaçërisht për to. Në këtë kohë kompozitorët filluan të krijojnë pjesë solo për instrumente të ndryshme, që vijuan më pas me pjesë instrumentale. Instrumentet muzikore më të përdorura ishin ato me tastierë: organo, klaviçembali, por edhe të tjera si liuti, viola, tromba etj. Nga gjysma e shekullit XVI filloi të shfaqej violina, ndërsa interesi për kanton dhe këngën monodike çoi në krijimin e melodramës (operës) në fund të shekullit XVI.Arti muzikor gjerman filloi të përhapej si një lloj i ri i muzikës kishtare. Në këtë periudhë në Gjermani u shfaq një disiplinë e re e të kënduarit që quhej korale. Këto këngë, të cilat ishin të thjeshta dhe në fillim këndoheshin me një zë, kishin tekst me karakter fetar dhe këndoheshin në kishat protestante. Reforma e Martin Luterit pati si qëllim përdorimin e gjuhës gjermane në këngë, duke zëvendësuar latinishten që deri atëherë përdorej si gjuhë zyrtare.Martin Luterportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni me kujdes madrigalet e mëposhtme:“8 madrigali spirituali a 5 voci” (Le vergini di Petrarca), (“8 madrigale shpirtërore me 5 zëra” (Virgjëreshat e Petrarkës), Pierluixhi Palestrina (Pierluigi Palestrina).“El grillo è buon cantore” (Bulkthi është dirigjent i mirë), Zhoskin de Pre (Josquin Despres).“Capricciata e contrappunto bestiale alla mente”, Adriano Banchieri (Adriano Banchieri).• Bëni një ese të shkurtër ku të shprehni përjetimet tuaja për secilin, duke i krahasuar me njëri-tjetrin. • Për të dëgjuar dhe analizuar madrigalet mund të merrni parasysh këto tri plane analize:• Melodia: A është ajo e pëlqyeshme? Përcaktoni drejtimet e saj, duke pasur parasysh se si lëvizin ato (lart-poshtë apo poshtë-lart).• Teksti: Njohja me tekstin kërkon vëmendje. Përpiquni të kuptoni si lidhen rrokjet e fjalëve me melodikën e këngës. Gjetja e tekstit të përkthyer do t’ju ndihmonte të kuptonit edhe më tepër natyrën e këngës.• Ritmi: Mundohuni të kuptoni ritmin dhe të vini re se si shfaqet ai në zërat e ndryshëm.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________51

