Page 55 - Demo
P. 55
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIA1661Krijimi i akademisë së dansit dhe muzikës 1685Lindin kompozitorët Bah dhe Hendel1711Zhvillohet ndërtimi i instrumentit të pianos nga B. Kristofori1725Krijimi i Koncerto Groso \stinët\Antonio Vivaldi1750Fillimi i revolucionit industrial në Angli 1689Kurorëzimi i Carit, Pjetri i madh i Rusisë1675 1700 1725 1750Në historinë e gjatë të artit muzikor periudha baroke është ndër më të pasurat me vepra artistike. Gjatë kësaj kohe lindën gjini të reja muzikore, me shumë rëndësi për historinë e muzikës dhe format muzikore u zhvilluan më tej. Termi barok ka kuptimin e diçkaje groteske ose absurde dhe u përdor fillimisht për letërsinë dhe arkitekturën me qëllim që t’u imponohej atyre pa ndërhyrë në format klasike. Periudha baroke daton mes viteve 1600-1750. Stili i saj, fillimisht, u shfaq në arkitekturë në kapelat e kishave, teatrot dhe oborret e fisnikëve e të princërve, të cilët, për të pasur rreth vetes njerëz të kulturës, zhvillonin veprimtari muzikore të vazhdueshme. Muzika baroke, përveçse trashëgoi nga Rilindja instrumente, si: liuti, viola, organo, klaviçembalo etj. mbi të gjitha dalloi për përsosjen e ndërtimit të instrumenteve ekzistuese, si violina, violonçeli etj. dhe për daljen e instrumenteve të reja muzikore, si fagoti dhe klarineta. Në këtë kohë u zhvillua shkrimi muzikor, lindën gjini të reja muzikore (minueti, triosonata, sonata solo, opera, oratorio, koncerti) dhe u krijuaorkestra. Muzika instrumentale u karakterizua nga një larmi stilesh: monodik, homofonik, polifonik. Violina njohu një periudhë të shkëlqyer të përsosjes së saj me mjeshtrin e madh Antonio Stradivari. Shfaqja e violinës përkoi me formimin e orkestrave të para, të cilat filluan të krijojnë një lidhje më të alternuar të instrumenteve. Në këtë mënyrë, instrumentet e seksionit të harqeve: violina, viola, violonçeli dhe kontrabasi, sillnin së bashku një shkrirje të mrekullueshme të muzikës, elasticitet, ekuilibër dhe pasuri të pafund të mundësive shprehëse të saj.Antonio Stradivari53

