Page 56 - Demo
P. 56
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAKoncerti, është vepër e madhe muzikore e kompozuar për një vegël (violinë, piano etj.) të shoqëruar nga orkestra. Fjala koncert vjen nga latinishtja “conserere”, që do të thotë “të lidhemi së bashku”. Zhvillimet e teknikës instrumentale, sidomos për violinën arritën kulmin me muzikantin më të shquar të kësaj epoke, Antonio Vivaldi (1678–1741), kompozitor dhe virtuoz i jashtëzakonshëm i violinës. Ai njihet si përfaqësuesi i krijimit të koncertit për violinë dhe orkestër, dhe i përsosjes së koncerto grosos (concerto grosso) (koncert për një numër të madh instrumentesh që bashkërendojnë të ndara në dy grupe). Vivaldi përpunoi stilin klasik instrumental të violinës dhe themeloi shkollën italiane për këtë instrument. Ai u shqua për krijimin e sonatës për violinë dhe përgatiti rrugën drejt simfonisë klasike.Koncerto groso “Katër stinët” është një nga kulmet e krijimtarisë së këtij kompozitori. Ai përbën një seri me katër koncerte, ku secili i kushtohet një stine të vitit. Muzika përshkruan të katër stinët dhe është e frymëzuar nga katër sonete (poezi) të një autori të panjohur. Secili nga të katër koncertet ndërtohet në tri kohë (allegro, adagio, allegro). Në koncertin e parë “Pranvera” përshkruhet atmosfera e ardhjes së pranverës me cicërima zogjsh, gurgullima përrenjsh etj. Koncerti i dytë “Vera” ku vendin kryesor e zë suita, shquhet për karakterin përshkrues. Në koncertin e tretë “Vjeshta”, përjetohet atmosfera e vjeshtës, me rënien e gjetheve, puhizën e erës, të korrat etj. Në koncertin e katërt “Dimri” me partiturën solistike dhe kontrastin e pjesëve arrihen shumë bukur ftohtësia dhe murrlani i egër. Antonio VivaldiPjesa e brendshme e teatrit të Fenis në Venecia 1837. Qyteti i Venecias në këtë periudhë ishte djepi i operas italiane. Lindja dhe zhvillimi i operës Opera ose melodrama është një arritje e madhe muzikore e periudhës baroke. Kjo formë e spektaklit lindi nga fundi i shek. XVI në Firence, nga një grup studiuesish, shkencëtarësh, muzikantësh dhe shkrimtarësh (që ndryshe njiheshin edhe si shoqëria e fiorentinëve). Ata diskutonin rreth arteve dhe më tepër rreth tragjedisë greke, e cila, siç dihet, qe një bashkim i poezisë, muzikës, këngës dhe kërcimit. Shumë muzikantë provuan të krijonin melodrama, për shkrimin dhe përmbajtjen e të cilave u mbështetën në historitë e tragjedive greke, histori dramatike këto që pasqyronin ndjenja të forta, të mbushura plot me pasion, dashuri, tradhti, urrejtje etj.dëgjoni“4 Stinët”, VivaldiCila nga stinët e Vivaldit që dëgjove ju pëlqeu më shumë? Flisni për të.Përfytyroni sikur jeni një princ fisnik i shekullit XVII dhe doni të dëgjoni muzikë. Çfarë do të bënit dhe pse?1. Do të përdornit një CD player me bateri.2. Do të shkonit në një koncert madhështor.3. Do të thërrisnit muzikantë të oborreve për të luajtur për ju.54

