Page 57 - Demo
P. 57
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIANocioni melodramë vjen nga greqishtja e lashtë, dhe nënkupton melos – këngë dhe dramma – veprim, një formë spektakli ku rrëfehet një histori me anë të muzikës dhe të kënduarit. Përmes fjalëve kënga ndihmon në shprehjen e ndjenjave dhe të emocioneve, ndërsa muzika, përmes dëgjimit, përcjell dramatizmin e operës. Më pas, fjala melodramë u zëvendësua me fjalën opera. Edhe pse u bënë përpjekje dhe në vende të tjera, si: Francë, Gjermani dhe Angli, operat e para lindën në Itali. Me lindjen e operas si gjini muzikore e re, u shfaq dhe stili monofonik. portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni dhe shikoni pjesën “Vi ricorda, o boschi ombrosi” (Ju kujtohet, o pyje të hijezuara) nga opera “Orfeu” e Monteverdit në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=u0qkP1kvEdQPërshkruani me detaje nga pjesa se si lidhet opera me artet e tjera.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________\Opera si gjini e artit skenik përfshiu disa lloj artesh, si: dramën, muzikën, skenografinë etj. Opera e parë, “Dafne”, u krijua në vitin 1594, por muzika e saj nuk është ruajtur si dorëshkrim. Opera e dytë, “Euridiçe”, u vu në skenë gjashtë vjet më vonë dhe është modeli i parë i zhvillimit të operës. Ajo u kompozua nga Jakopo Peri (Jacopo Peri) (1561–1633) dhe Xhulio Kaçini (G. Caccini), me subjekt nga legjenda e Orfeut, i cili në mitologjinë greke simbolizon forcën magjepsëse të këngës. Një tjetër kompozitor që krijoi dhe zhvilloi më tej operën gjatë kësaj periudhe ishte Klaudio Monteverdi (Claudio Monteverdi) (1567–1643),i cili u lind në Kremona të Italisë. Operat e tij të para ishin “Orfeu”, dhe “Ariana”. Në to, me anë të muzikës pasqyrohen ngjarjet jetësore dhe shprehen emocione të gjalla njerëzore. Monteverdi mbetet në historinë e zhvillimit të operës botërore si një nga reformatorët dhe përfaqësuesit më të njohur të saj. Napoli ishte një tjetër qendër e rëndësishme ku u zhvillua opera, madje opera napolitane shënoi një çast të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj gjinie. Jakopo PeriXhulio KaçiniKlaudio Monteverdi55

