Page 58 - Demo
P. 58


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAOratorio ishte një tjetër formë muzikore që u zhvillua në Romë gjatë kësaj periudhe. Ajo është e ngjashme me operën, një formë muzikore dramatike që dëgjohej kryesisht në kishë dhe me tekst në gjuhën latine. Ndryshe nga opera, oratorio bazohej në një subjekt kishtar dhe nuk shfaqte nevojën e një skenografie dhe të kostumeve. Një prej kompozitorëve të kësaj gjinie ishte Xhakomo Karisimi (Giacomo Carissimi) (1605–1674) që u pasua më vonë nga kompozitorët Bah dheHendel, të cilët hodhën bazat e oratorios si gjini dhe e përsosën atë.Johan Sebastian Bah (1685–1750) u lind në qytetin gjerman të Ajzenahut, në një familje me tradita shumë të forta muzikore. Veprimtarinë muzikore e nisi si violinist në oborrin e dukës së Vajmarit, ku edhe shkroi disa vepra të ndikuara nga muzika italiane. Më pas shkoi në Koten, ku edhe gjeti mikpritjen e princit Leopold të Anhaltit. Ai qëndroi gjatë në Lajpcig dhe punoi si udhëheqës kori i shkollës kishtare, mbikëqyrës i korit dhe i orkestrës së shkollës së Shën Tomasos. Pa u larguar kurrë nga kultura gjermane, Bahu punoi dhe krijoi shumë vepra madhështore, por që nuk e gëzuan suksesin e merituar dhe nuk i dhanë atij famë sa ishte gjallë. Kantatat, oratoriot, meshat dhe lloje të tjera të muzikës së Bahut, bënë që ai të njihej si kompozitor fetar, ndërsa koncertet branderburgeze janë dëshmi e qartë e lidhjes që ai i bëri koncertit solo, koncerto grosso dhe koncertit për instrument dhe orkestër. Bahu zbuloi mënyrat e zhvillimit dhe të përpunimit të temave polifonike. Polifonia bën pjesë në çdo vepër të tij, qoftë vokale, qoftë instrumentale dhe kjo është një nga mjeshtëritë e tij muzikore kompozicionale.Me fugën, lloji më i madh i muzikës polifonike, Bahu arriti kulmin e krijimtarisë së tij dhe paralajmëroi lindjen e simfonisë në shekullin XVIII. Bahu është një nga figurat më të shquara të muzikës, sepse arriti të bashkonte me mjeshtëri të renë e të vjetrën dhe të bëhej paraprijës për zhvillimet e mëvonshme.Kompozitorët gjatë periudhës së barokut, J. S. Bah dhe Zh. F. HendelXhakomo KarisimiXhorxh Frederik HendelJohan Sebastian Bah“Tokata dhe fuga në D minor”, J. S. Bah.Diskutoni: Si e përjetoni ju këtë pjesë muzikore? A ju ngjason tingulli i saj me tingullin e pianos së ditëve të sotme? Në këtë muzikë ju bën përshtypje:• përdorimi i dinamikave forte-piano;• timbri i instrumentit;• tingëllimi i shpejtë i tingujve që dëgjohen lart dhe zbresin menjëherë poshtë.Dëgjoni 56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62